Vjen reagimi i Kadyrovit, pasi kreu i grupit Wagner kërcënoi me tërheqjen e trupave nga Bakhmuti

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, po “i del në ndihmë” kreut të grupit Wagner, Yvgeny Prigozhin” dhe tha se ai mund të dërgonte luftëtarët e tij në Bakhmut për të zëvendësuar mercenarët e grupit Wagner.

“Për mua, si për çdo person që kujdeset për fatin e vendit tonë, është e pakëndshme të dëgjosh deklaratat e fundit të Yevgeny Prigozhin dhe që Ministria ruse e Mbrojtjes nuk komenton apo takohet me udhëheqjen e grupit “Wagner” për të marrë ndonjë vendim apo shpjegim”, tha Kadyrov.

“Nëse Prigozhin dhe grupi ‘Wagner’ largohen, Shtabi i Përgjithshëm do të humbasë një njësi luftarake me përvojë, dhe Kadyrov dhe Akhmat do të zënë vendin e tij në Artemovsk (Bakhmut). Nëse kjo ndodh, luftëtarët tanë janë gati të largohen dhe të pushtojnë qytetin. Është çështje orësh”, shtoi ai.

Deklarata e Kadyrovit vjen pasi, Prigozhin kërcënoi presidentin rus Vladimir Putin se do të largohet nga Bakhmuti nëse nuk merr furnizimet me municione.

Ai fajësoi lidershipin ushtarak rus, për vdekjen e mijëra ushtarëve mercenarë të Wagner për shkak të mungesës së këtyre municioneve.

Vlen të theksohet, se grupi mercenar Wagner ka pasur një rol kyç në Bakhmut. /

Share This Article