Eneo Bitri është gati për aventurën e re. Mbrojtësi shqiptar, pasi iu nënshtrua testeve mjekësore, është zyrtarizuar në elitën e Polonisë. Bitri është bashkuar me skuadrën e Craciova-s, me klubin që ka shpërndarë edhe foton përkatëse.
27-vjeçari është aktivizuar së fundmi te Valerenga në Norvegji, skuadër nga e cila vjen në formën e huazimit. Lojtari mbahet mend për faktin se ka luajtur në Fortuna Liga të Çekisë për skuadrën e Ostaravas, ndërsa ka veshur edhe fanellën e Astanës në Kazakistanin e largët.
Natyrisht, nuk mund të lihet pa përmendur edhe periudha te Partizani. Me interes të madh pritet të shihen paraqitjete Bitrit te Craciova, teksa në kampionatin polak luajnë disa lojtarë shqiptarë si Muçi apo Çelhaka. Sa i takon shifrave të operacionit, Craciova ka paguar 75 mijë euro, sakaq në fundin e edicionit do të shpenzojë edhe 350 mijë të tjera.