Vjena një ditë pas sulmit terrorist, zbrazen rrugët e qytetit (FOTO)

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ditë pas sulmit terrorist në qendër të Vienës, rrugët janë të zbrazëta, ndërsa njerëzit në masë të madhe po qëndrojnë nëpër shtëpi.

Në rrugët e qytetit shihen shumë pak kalimtarë, ndërsa policët të pajisur me armë të sofistikuara, po patrullojnë në çdo lagje të kryeqytetit austriak.

Kujtojmë se mbrëmjen e 2 nëntorit, 20-vjeçari Kujtim Fejzullai, i lindur në Modling të Austrisë, por me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, vrau katër persona dhe plagosi mbi 15 të tjerë në afërsi të një sinagoge. I riu është vrarë nga policia rreth orës 20:10.

Fejzullai nuk ishte një emër i panjohur për autoritetet vendase. Ai ishte burgosur në prill 2019 pasi ishte përpjekur të bashkohej me ISIS por ishte liruar në dhjetor sipas ligjit për shkelësit nën moshë, pasi nuk konsiderohej i aftë për të kryer sulme të rënda.

Share This Article