Vjosa Osmani i është drejtuar popullit të Kosovës, nga pozita e presidentes së përkohshme të vendit. Në një fjalë të shkurtër nga zyra e saj e re, Osmani ka pranuar se vendi është duke kaluar një situatë të vështirë por të gjithë duhet të qëndrojnë të bashkuar. Ajo u shpreh se ishte Serbia, vendi që ka kryer krime lufte në Kosovë duke shtuar se viktima nuk duhet që të barazohet me agresorin.
Fjala e Osmanit
Vendi ynë po kalon ditë të vështira. Qytetarët e Kosovës duhet të dëshmojnë unitet dhe besnikëri ndaj projektit tonë të përbashkët. Republikës sonë. Vendi ynë ka kaluar sfida, përfshirë edhe luftën e fundit. Ndaj duhet që të ushtrojmë më maturi përgjegjësitë dhe ta forcojmë shtetin tonë. Sepse shteti bëhet i fortë edhe kur përballet me sfida. Duke i tejkaluar dinjitetshëm. Proceset që vijnë pas nuk do të dëmtojnë projektin kombëtar për liri. Unë dua të shpreh vlerësimin tim për të gjithë ata që kanë treguar vendosmëri dhe i janë përgjigjur ftesës së dhomave të palëkundura. Beteja për shtetrrethim është më e vështira politike. Kjo kohë kërkon përgjigje të unifikuar shtetërore. Kemi nevojë për solidaritet dhe mirëkuptim të plotë. Do të përkushtohem si presidente që Kosova të bëhet shtet. Të krijohen mundësitë e barabarta për të gjithë. Prandaj dua t’ju lus të qëndrojmë afër njëri-tjetrit për të dëshmuar që i ndajmë këto vlera me njëri-tjetrin. Angazhimi me shtet ligjor na ka përballur me sfida por nuk kemi hequr dorë. E kemi ruajtur këtë shpresë edhe kur kemi qënë viktimë e një agresoni të rënë. Serbia ka vrarë mbi 13 mijë njerëz në Kosovë. Viktima dhe agresori të mos barazohen. Ne kemi qënë viktimë e një genocidi. Serbia kreu krimet duhet ta themi me zë të lartë, këtu dhe gjithmonë. Do ta ruaj stabilitetin si presidente. Zoti e bekoftë Kosovën dhe miqtë e saj.
Sot presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë sot dorëheqjen. Këtë lajm e konfirmoi vetë Thaçi, pas konfirmimit të akt-akuzës nga ana e Gjykatës Speciale në Hagë. Në vendin e tij u përcaktua përkohësisht si kryetare e shtetit, Vjosa Osmani. Dje u arrestua ish-parlamentari Jakup Krasniqi nga EULEX. Krasniqi akuzohet nga Dhomat e Specializuara për krime lufte gjatë Luftës së Kosovës. Sot iu komunikua akt-akuza dhe Kadri Veselit, kryetar i PDK-së dhe, Rexhep Selimi, kryetar i grupit parlamentar të Vetëvendosjes. Kosova është në ‘dridhje’ nga akuzat e Hagës, ku priten arrestime të tjera në ditët në vijim.