Vjosa Osmani: Kombi ynë është me fat që arriti t’ia japë botës Nënë Terezën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka thënë se kombi ynë është me fat që arriti t’ia japë botës Nënë Terezën, shembullin universal të humanizmit dhe sakrificës për njeriun.

Në 25-vjetorin e kalimit të saj në amshim dhe 6-vjetorin e shenjtërimit të saj, te shtatorja e saj në Prishtinë, Osmani ka nderuar kujtimin për simbolin e dashurisë, të paqes e humanizmit, njofton Klan Kosova.

“Ndërkaq në Prizren, në ekspozitën kushtuar jetës dhe veprës së saj e kujtuam veprën e madhe jetësore e shembullin e përkryer moral të cilin ajo ia fali njerëzimit, të dokumentuar nëpërmjet ekspozitës e cila i kushtohet veprës e jetës së saj”.

“Në një ceremoni të veçantë, i kam dekoruar me medaljen presidenciale “Shën Tereza” disa personalitete të shquara nga fusha e humanizmit, të cilët kanë kontribuar në periudha të ndryshme në ruajtjen dhe promovimin e vlerave etnike e kulturore tonat. Ndërkaq këtë ditë e përmbyllëm me një koncert të jashtëzakonshëm të Filarmonisë së Kosovës, dedikuar Nënës Terezë”.

Share This Article