Vjosa Osmani për premierën e filmit “Zgjoi” në Prishtinë: Sukseset e kinematografisë sonë sa vijnë e bëhen më kolosale

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbrëmë (e premte) është dhënë premierë filmi “Zgjoi” në Kosovë.

Filmi i cili u transmetua në kinemanë më të madhe në vend, Cineplexx, shfaqi për herë të parë publikut shqiptar historinë e dhimbshme të grave nga Kosova në vitet e pas luftës – e që është tematika kryesore e filmit.

Pjesë e premierës kanë qenë emra të shumtë, figura publike si dhe krerët e shtetit, kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani.

Kjo e fundit publikoi të shtunën në faqen e saj zyrtare në Facebook disa fotografi nga premiera e filmit “Zgjoi”, duke vlerësuar lartë arritjet e ekipit të filmit dhe në veçanti regjisores Blerta Basholli.

Ky është postimi i saj (pa ndërhyrje):

“Nder e kënaqësi e veçantë që mbrëmë së bashku me ekipin e filmit “Zgjoi”, organizuam premierën e filmit në Kosovën tonë.
Kur një histori dhimbjeje, frymëzimi, sakrifice, përkushtimi, humbjeje e triumfi siç është historia e znj. Fahrije Hoti dhe e grave të Krushës vjen nën interpretimin maestral të aktorëve tanë të jashtëzakonshëm në krye me Yllka Gashin, e shfaqet në ekran me profesionalizëm nën regjinë e një regjisoreje të shkëlqyeshme si Blerta Basholli – rezultati final s’mund të ishte asgjë më pak se sa një krijimtari artistike për ta pasur zili edhe bota.
Ditë pas dite, sukseset e kinematografisë sonë sa vijnë e bëhen më kolosale. Nëpërmjet filmit, filmbërësit tanë po e tregojnë rrëfimin e Kosovës, dhimbjet, vuajtjet, sfidat, sukseset, të arriturat, kulturën, mendësinë, zhvillimin dhe historinë tonë. Ata tashmë janë ambasadorët tanë, nëpërmjet të cilëve Kosova po hap kapituj të ri të lavdisë!
Ju faleminderit që historinë tonë po e shndrisni me gjurmë të suksesit. Ju priftë e mbara”, ka shkruar Vjosa Osmani.

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/422164002601478

Kujtojmë që Vjosa Osmani muaj më parë e kishte shpërblyer regjisoren Basholli me medaljen presidenciale të meritave të veçanta për arritjet që filmit “Zgjoi” shënoi në festivalet ndërkombëtare.

“Zgjoi” deri më tani ka fituar 12 çmime, ndër to tri të rëndësishme në Sundance Film Festival. /Telegrafi/

Share This Article