Vjosa Osmani, përkrah Bill Clintonit, rrëfen historinë e Kosovës në New York

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në konferencën vjetore të Iniciativës Globale Clinton’ në New York, ku ka ndarë rrëfimin e Kosovës nga koha e çlirimit deri te shtetndërtimi demokratik, së bashku me ish-Presidentin amerikan Bill Clinton.

Në prani të një audience ndërkombëtare të përbërë nga figura të njohura dhe përfaqësues nga vende të ndryshme të botës, Osmani ka theksuar rrugëtimin e vendit drejt lirisë, demokracisë dhe konsolidimit institucional.

Ajo shprehu mirënjohje të thellë për rolin historik të Shteteve të Bashkuara në mbështetjen e pavarësisë së Kosovës, duke e cilësuar atë si një kontribut të pazëvendësueshëm.

 “E nderuar që rrëfimin e Kosovës ta ndaj së bashku me Presidentin Clinton në New York, në prani të një audience të jashtëzakonshme nga e gjithë bota,” shkroi ajo në rrjetet sociale.

Më herët, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur një fjalim emocionues në Kolegjin e Luftës së Ushtrisë Amerikane, ku ka vlerësuar rolin vendimtar të ushtarëve amerikanë dhe aleatëve të NATO-s në çlirimin e Kosovës dhe ndërtimin e saj si një shtet i sigurt dhe sovran.

Ajo ka rikujtuar periudhën e errët të luftës së viteve 1998-1999, kur populli i Kosovës përjetoi dëbime, vrasje dhe shkatërrime, duke theksuar se në ato momente kritike, Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja i dhanë shpresë dhe liri vendit.

Share This Article