Vjosa Osmani poston foto me Trump dhe Macron: Aleanca euroatlantike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mori pjesë në ceremoninë zyrtare të rihapjes së Katedrales Notre Dame në Paris pas ftesës nga shefi i Elizesë, Emmanuel Macron.

Një njoftim i presidencës në Kosovë tregon se përveç ceremonisë që shënon përfundimin e restaurimit të këtij monumenti 850-vjeçar, pas zjarrit shkatërrues që dëmtoi rëndë katedralen pesë vite më parë, liderët botëror gjithashtu morën pjesë dhe në një darkë të organizuar nga Macron.

Osmani postoi në Instagram një foto me presidentin e SHBA-ve, Dondald Trump, dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron, ku shkruan: “Aleanca euroatlantike”.

Share This Article