Vjosa Osmani takohet me Donald Trumpin: Miqësia me SHBA-të është boshti i pathyeshëm i Kosovës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vlerëson rolin e Shteteve të Bashkuara për paqen dhe lirinë në rajon, duke e quajtur partneritetin me Amerikën zemrën e lirisë kosovare.

Osmani ka ndarë detaje nga takimi i saj me presidentin amerikan Donald Trump, duke e cilësuar atë si një bisedë të gjatë dhe përmbajtësore.

Ajo falënderoi liderin amerikan për interesimin e treguar për Kosovën dhe përkushtimin e SHBA-ve ndaj paqes, duke theksuar se aleanca me Amerikën mbetet boshti i pathyeshëm i shtetit kosovar.

Rreth takimit dhe bisedës ishte vet Osmani që tregoi me anë të një postimi në profilin e saj në Facebook.

“Një takim i planifikuar si protokollar me Presidentin Trump u shndërrua në një bisedë të gjatë dhe shumë përmbajtësore”.

“Faleminderit Presidentit Trump për interesimin e veçantë që tregoi rreth rolit të pazëvendësueshëm të Amerikës në Kosovë dhe në rajonin tonë, si dhe për angazhimin e tij të palodhshëm për paqe!”.

“Miqësia dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara mbetet boshti i pathyeshëm. Kosova do të jetë gjithmonë në anën e demokracisë, lirisë dhe partneritetit me SHBA-të, sepse pikërisht aty rreh zemra e lirisë sonë”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, Presidentja e Kosovës po qëndron në ShBA në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. 

Share This Article