ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Protestuesit kundërshtojnë rihapjen e qendrave të imigracionit 4 hours ago
Një avion privat dhe borxhe të mëdha – ngritja dhe rënia e një mashtruesi të biletave prej 1 milion paundësh në Glastonbury 4 hours ago
Biletat e trenit do të ngrihen në Angli vitin e ardhshëm 4 hours ago
Azilkërkuesit përdorin shtegun ‘bidoon’ për të hyrë me mashtrim në Britani 4 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 4 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Vjosa Osmani thotë se pret mbështetje nga LDK-ja

albnews by albnews
24 March, 2021
in Kosova
0
Osmani shërohet nga Covid-19
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Deputetja dhe kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për Presidente, Vjosa Osmani ka takuar sot kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe nënkryetarin Lutfi Haziri. Ajo ka deklaruar se në këtë takim është folur për platformën se si synon ajo ta drejtojë Presidencën.

Osmani ka deklaruar se është folur për mënyrën se si do t’i qaset ajo opozitës, nëse e merr postin e Presidentes.

RelatedPosts

Kosova ia ndien erën kualifikimit në Kupën e Botës 2026 një dekadë pas pranimit në FIFA

Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron përmbytje të mundshme në disa pjesë të Kosovës

Arbnor Spahiu, ish-efektivi i Policisë së Kosovës, lirohet nga burgu në Serbi

 “Ishte një takim shumë i mirë. Kisha mundësinë që ne detaje të flas për platformën presidenciale dhe mënyrën si do t’i qasem opozitës në të ardhmen kryesisht në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë”, ka thënë Osmani para mediave.

Ajo tha se pret mbështetje nga ish-kolegët e saj në LDK dhe deputetët tjerë në Kuvemd, për ta votuar si Presidente.

“Ishte bashkëpunim shumë kolegial me njerëz që kam bashkëpunuar në këto 20 vitet e fundit. Pasi prezantova platformën, kreu i LDK-së dhe nënkryetari kërkuan që të rikthehen në organet e partisë  dhe të diskutojnë në detaje për këto që i diskutuam sot. Pres mbështetje nga ish kolegët e mi dhe të të gjithë deputetëve në parlament”.

Po ashtu, Osmani bëri të ditur se me krerët e LDK’së do të takohet edhe gjatë ditëve në vijim, për të mësuar qëndrimin e tyre përfundimtar rreth çështjes së Presidentit.

“Do të takohemi edhe në ditët në vijim dhe të më njoftojnë për qëndrimin e tyre përfundimtar. Gjithçka shkoi në frymën pozitive. Është evidente që duhet t’i bëjmë përgatitjet shumë shpejt dhe pres që të rikthehemi në takim dhe ta sqarojmë se cili do të jetë qëndrimi i tyre”.

Osmani ka deklaruar se në këtë takim Abdixhiku nuk ka pasur kurrfarë kërkese për deputetët e “Listës Vjosa”.

Ndërkohë, edhe kreu i LDK’së është deklaruar pas takimit me Osmanin.

Abdixhiku ka thënë se takimi ka qenë pozitiv dhe i frytshëm. Po ashtu, ai ka treguar se janë dakorduar që të takohen edhe një herë me Osmanin.

Ai ka thënë se për takimin dhe diskutimet që kanë pasur sot do të diskutojnë edhe në parti, dhe pasi të marrin qëndrimin e partisë dhe pas një takimi tjetër me Vjosa Osmanin do të kenë edhe qëndrimin përfundimtar, nëse do ta përkrahin atë si presidente.

“Në këtë takim kemi diskutuar çështjet me interes rreth krijimit të institucionit të presidentit.  Ka qenë takim i frytshëm dhe pozitiv në atmosferë të mirë”, ka thënë Abdixhiku, raporton Express.

“Kemi diskutuar platformën që pretendentja për presidente dëshiron ta ndërtojë.  Në këtë platformë kemi dhënë diskutimet tona. S’kemi vërejtje. Kemi diskutuar edhe pozicionin e saj karshi akterëve partiak, kemi avancuar në këtë aspekt. Do të takohemi edhe një here”, ka shtuar tutje Abdixhiku.

“Do t’iu kthehemi organeve të LDK-së për të diskutuar dhe për të pasur një qëndrim përfundimtar”, ka shtuar tutje.

“Kemi biseduar rreth rolit të saj të ardhshëm dhe për sqarime shtesë. Do të diskutojmë edhe brenda partisë. Në momentin që përfundojnë këto dy procese, do të kemi një qëndrim përfundimtar”, ka thënë Abdixhiku.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Protestuesit kundërshtojnë rihapjen e qendrave të imigracionit

Protestuesit kundërshtojnë rihapjen e qendrave të imigracionit

23 November, 2025
Një avion privat dhe borxhe të mëdha – ngritja dhe rënia e një mashtruesi të biletave prej 1 milion paundësh në Glastonbury

Një avion privat dhe borxhe të mëdha – ngritja dhe rënia e një mashtruesi të biletave prej 1 milion paundësh në Glastonbury

23 November, 2025
Biletat e trenit do të ngrihen në Angli vitin e ardhshëm

Biletat e trenit do të ngrihen në Angli vitin e ardhshëm

23 November, 2025
Azilkërkuesit përdorin shtegun ‘bidoon’ për të hyrë me mashtrim në Britani

Azilkërkuesit përdorin shtegun ‘bidoon’ për të hyrë me mashtrim në Britani

23 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result