Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar këtë të premte festën e pavarësisë, në kuadër të Ditës së Flamurit, duke theksuar rëndësinë historike të katër ngjarjeve të shënuara për kombin shqiptar.
Ajo ka kujtuar Ditën e Flamurit, Pavarësinë e Shqipërisë, lindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si ngjarjet që përbëjnë “boshtin e krenarisë kombëtare”.
“Nga Kruja e Skënderbeut, te Vlora e Ismail Qemalit dhe Prekazi i Jasharajve, historia jonë është shkruar me gjak, guxim dhe besim. Sot, Kosova e Shqipëria ecin krah për krah: dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër.
Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë!
Lavdi Komandantit Adem Jashari dhe të gjithë heronjve, dëshmorëve e martirëve të kombit tonë!”, shkroi e para e vendit.




