Vjosa Osmani vizitë dy-ditore në Tiranë me ftesë të Presidentit Bajram Begaj! Detaje nga axhenda e kreut të shtetit të Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të vizitojë Shqipërinë në datat 4-5 shtator me ftesë të homologut Bajram Begaj.

Në datën 4 shtator, do të mbahet ceremonia zyrtare e mirëseardhjes së Osmanit në Presidencën e Shqipërisë.

Ndërsa në orën 11:40 do zhvillphet konferencë për shtyp e dy presidentëve.

Njoftimi i plotë:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj do të presë me ftesë të tij në Tiranë, në një vizitë shtetërore në datat 4-5 shtator 2023 Presidenten e Republikës së Kosovës, Sh.S.Znj. Vjosa Osmani.

Më poshtë gjeni disa nga detajet  e programit në Institucionin e Presidentit të Republikës, të kësaj vizite, e cila zhvillohet në një moment të rëndësishëm për dy shtetet tona dhe për rajonin.

04 shtator 2023

10:00 – Ceremonia Zyrtare e Mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Vijohet me takimin mes dy Presidentëve dhe më pas takimin e zgjeruar mes delegacioneve.

11:40 – 12:05 Konferencë për shtyp e dy presidentëve.

Përgjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidentja Osmani ka parashikuar edhe takime të tjera të nivelit të lartë.

Share This Article