Nënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës.
Osmani mori 65 vota. Kundër nuk kishte asnjë votë derisa askush nuk abstenoi.
Osmani u propozua për këtë pozitë nga Vetëvendosje vendim që erdhi pas marrëveshjes për bashkëqeverisje me LDK’në.
Qeveria e re me në krye Albin Kurtin u zgjodh sot me 66 vota derisa 10 deputetë abstenuan.
Albin Kurti e ka bërë propozimin e kabinetit qeveritar me 15 ministri, 2 zëvndëskryeministra dhe 33 zëvendësministra.