ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Sulm me bombë gjatë lutjeve të së premtes në një xhami në Siri, 6 të vdekur dhe 21 të plagosur 10 hours ago
Emrat/ SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshire në dosjen “Balluku” 10 hours ago
Hetimi i “New York Times” – Studentja shqiptare: Na u premtua ëndrra amerikane, por… 10 hours ago
Politika që unë besoj ndërtohet me duar të pastra dhe mendje të hapura 14 hours ago
Gjykata e Malajzisë dënon ish-kryeministrin Najib Razak për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash në gjyqin më të madh të 1MDB-së 14 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Kulture

Vjosa zyrtarisht në UNESCO, pjesë e programit “Njeriu dhe Biosfera”

albnews by albnews
27 September, 2025
in Kulture
0
Vjosa zyrtarisht në UNESCO, pjesë e programit “Njeriu dhe Biosfera”

DCIM100MEDIADJI_0052.JPG

  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Lumi Vjosa është futur zyrtarisht në UNESCO si pjesë e programit “Njeriu dhe Biosfera”, duke u renditur në listën e trashëgimisë botërore natyrore. Vendimi u mor nga Këshilli Koordinues Ndërkombëtar i Programit në Kongresin Botëror mbi Rezervat e Biosferës, i zhvilluar në Kinë.

Ky vlerësim i jep Shqipërisë një tjetër arritje të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes së mjedisit, duke kurorëzuar përpjekjet disavjeçare për ruajtjen e lumit të fundit të egër në Evropë.

RelatedPosts

Vjedhja në Manastirin e Shën Gjergjit trondit komunitetin e zonës

Fakte të reja mbi Universitetin mesjetar të Durrësit

Platoni: Dija si shpëtim

Lajmin e ka ndarë edhe kryeministri Edi Rama si dhe ish-ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, aktualisht Ministre e Arsimit, Mirela Kumbaro, duke e cilësuar këtë si një arritje historike.

“Është kurorëzimi i një pune katërvjeçare. Jam shumë e lumtur që flamurin shqiptar në këtë kongres e ngritën disa prej kryetarëve të bashkive buzë Vjosës dhe drejtuesja e Zyrës së Administrimit të Parkut Kombëtar të Vjosës, në emër të shumë njerëzve punëtorë që jetojnë pranë lumit dhe kujdesen për të çdo ditë. Mirënjohje me gjithë zemër skuadrës së Ministrisë së Mjedisit, Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, ekspertëve të UNESCO-s dhe drejtoreshës së përgjithshme të UNESCO-s, Audrey Azoulay, e cila vizitoi luginën e Vjosës në vitin 2023”, u shpreh Kumbaro.

Përfshirja e Vjosës në këtë program e pozicionon lumin si një pasuri me vlera universale, duke i dhënë identitetin si vend i pasur me biodiversitet dhe natyrë të paprekur.

Çfarë është programi “Njeriu dhe Biosfera”

Programi “Njeriu dhe Biosfera” është një iniciativë shkencore ndërqeveritare e UNESCO-s, që synon të përmirësojë marrëdhënien midis njeriut dhe mjedisit. Ai kombinon shkencat natyrore dhe shoqërore për të promovuar zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, duke ruajtur ekosistemet natyrore dhe duke respektuar vlerat kulturore e sociale të komuniteteve.

Rrjeti Botëror i Rezervave të Biosferës është një rrjet dinamik që përfshin zona të veçanta në mbarë botën. Qëllimi i tij është ruajtja e biodiversitetit, nxitja e kërkimit dhe monitorimit, si dhe ofrimi i modeleve të zhvillimit të qëndrueshëm në harmoni me natyrën.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Sulm me bombë gjatë lutjeve të së premtes në një xhami në Siri, 6 të vdekur dhe 21 të plagosur

Sulm me bombë gjatë lutjeve të së premtes në një xhami në Siri, 6 të vdekur dhe 21 të plagosur

26 December, 2025
Emrat/ SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshire në dosjen “Balluku”

Emrat/ SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshire në dosjen “Balluku”

26 December, 2025
Hetimi i “New York Times” – Studentja shqiptare: Na u premtua ëndrra amerikane, por…

Hetimi i “New York Times” – Studentja shqiptare: Na u premtua ëndrra amerikane, por…

26 December, 2025
Politika që unë besoj ndërtohet me duar të pastra dhe mendje të hapura

Politika që unë besoj ndërtohet me duar të pastra dhe mendje të hapura

26 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result