ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Financial Times: Euroclear paralajmëron BE-në për përdorimin e aseteve të ngrira ruse 6 hours ago
Festa e Flamurit bën bashkë liderët e shtetit. Vlora feston (video eksluzive albuk) 6 hours ago
Putin: Ukraina duhet të dorëzojë territor që çdo marrëveshje të jetë e mundur 7 hours ago
Donald Trump paralajmëron operacione tokësore kundër trafikantëve venezuelas të drogës 7 hours ago
U plagos pranë Shtëpisë së Bardhë, ndërron jetë anëtarja e Gardës Kombëtare Amerikane 7 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Vladimir Putin ëndërron perandorinë: Ja të gjitha vendet që ka nën shënjestër

albnews by albnews
23 March, 2022
in Bota
0
Vladimir Putin ëndërron perandorinë: Ja të gjitha vendet që ka nën shënjestër
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Francesca Salvatore 

“Il Giornale”

RelatedPosts

Po na lexojnë mesazhet? Europa po hap derën e mbikëqyrjes digjitale me ChatControl

U zhduk 13 vite më parë, gjendet i braktisur avioni Boeing 737-200

Cilat shtete preken nga vendimi i Trump? SHBA i mbyll derën emigrantëve nga vendet e botës së tretë

Ndonëse ëndrra e Vladimir Putin është më shumë perandorake-cariste sesa sovjetike, e ardhmja gjeopolitike e Euroazisë, mund të devijojë në fakt drejt asaj që ishte dikur Perdja e Hekurt. Në rast se rezistenca do të dominojë ukrainase, apo negociatat do të zëvendësojnë përdorimin e forcës, kjo gjendje do të ekzistonte ende, të paktën si “frymë”.

Pra nuk do të kishte asnjë ndarje të vërtetë midis Lindjes dhe Perëndimit, por një sinor politiko-ekonomik në perëndim të Uraleve. Kjo do të nënkuptonte Bjellorusinë si një shtet vasal iMoskës, dhe një Ukrainë me një neutralitet të imponuar. Përtej aneksimeve të Donbasit dhe Krimesë, trazirat territoriale mund të ndalen këtu, nëse presidenti rus vendos që të shtensionojësituatën.

Por qasja e realizmit politik, kërkon që të kemi parasysh, qoftë edhe vetëm për ta shmangur, se çfarë mund të ndodhë nëse Ukraina do të kapitullojë, dhe nëse përballë zgjedhjes së NATO-s për të mos iu përgjigjur pushtimit, Putini do të shpallet fituesi ushtarak dhe gjeopolitik i kësaj lufte.

Bjellorusia bëhet përfundimisht një shtet satelit i Moskës

Për momentin është e vështirë të imagjinohet, një e ardhme për Bjellorusinë përveç asaj si një vend satelitit i Moskës. Diçka kjo shumë ironike duke qenë se Bjellorusia, së bashku me Ukrainën, kanë qenë anëtare të Kombeve të Bashkuara si një entitet autonom që në fillimet e OKB-së.

Dyshimi mbi pavarësinë e Bjellorusisë daton që nga viti 1996, me themelimin e Unionit Rusi-Bjellorusi (CSI), një entitet mbi–kombëtar që i afroi shumë të dyja vendet. Nëntorin e vitit të kaluar, Putin dhe Lukashenko nënshkruan pas 3 vite negociatash një paketë marrëveshjesh “integrimi”, një pikë kthese drejt aneksimit të plotë paqësor të Bjellorusisë nga Rusia.

Një Ukrainë e copëtuar, dhe një Perde e re e Hekurt

Ukraina do të kishte fatin më mizor, e ndarë mes Lindjes dhe Perëndimit, ashtu si Gjermania pas Luftës së Dytë Botërore. Ose akoma më keq, siç ka ndodhur disa herë me Poloninë. Dhe kjo në skenarët më rozë. Një armëpushim do të përcaktonte sërish kufirin e ri midis Rusisë dhe Ukrainës, midis Evropës dhe perandorisë së Putinit, midis NATO-s dhe ish-Traktatit të Varshavës.

Aty ku do të ndalej pushtimi rus (ose rezistenca ukrainase), do të ngrihej “Muri i ri i Berlinit”. Në mungesë të Donbasit dhe Krimesë, Ukraina mund të mos privohet vetëm nga këto pjesë tëterritorit të saj. Nëse vazhdon ngërçi aktual dhe nisin negociatat përgjatë vijës aktuale të zjarrit, Kievit mund t’i duhet të heqë dorë edhe nga rajonet lindore si Chernihiv, Kharkiv, Donbas, Mariupol, Kherson (natyrisht duke përfshirë Krimenë).

Riafrim me Moskën i republikave kaukaziane

Pothuajse i lënë në harresë në ngjarjet e pas Luftës së Ftohtë, ish-kaukazi sovjetik është një nga zonat më të trazuara në planet. Jo vetëm për shkak të trafikut dhe turbullirave që përshkojnë republikat e vogla, por për shkak të entiteteve të tyre juridikisht komplekse, që kufizohen me territore jo–shtetërore.

Çdo vend në rajon ka marrëdhëniet e veta me republikat e vetëquajtura separatiste, duke i detyruar ato të vëzhgojnë me kujdes lëvizjet e Rusisë në Ukrainë. Njohja formale nga Rusia e dy republikave separatiste të Ukrainës Lindore është ndjekur nga afër në Kaukaz, ku ndodhen 2 shteteve të pavarura të vetëshpallura të njohura nga Rusia që nga viti 2008, Abkhazia dhe Osetiae Jugut në Gjeorgji dhe Nagorno–Karabak i kontestuar midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Njohja nga Rusia e Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut, ka çuar në një intensifikimin e mbështetjes financiare dhe ushtarake të Moskës për këto entitete. Rusia nuk e njeh republikën e vetëshpallur të Nagorno–Karabakut. Abkhazia dhe Osetia e Jugut e njohin Nagorno–Karabakun dhe anasjelltas.

Nëse një Putin fitimtar në Ukrainë, vendos t’i bashkojë në një këto territore, kjo do të ndihmonte në forcimin e brezit jugperëndimor të ish-BRSS. Por nga ana tjetër kjo do të nënkuptonte një qasje të rrezikshme territoriale ndaj Iranit.

Gjeorgjia dhe Armenia, në rrezik për arsye të ndryshme

Një kërcënim direkt për Gjeorgjinë, pasi për Rusinë ajo është fajtore për afrimin me Perëndimin, dhe sepse nuk i ka harruar kurrë plagët e shkaktuara nga rusët në vitet 1990 dhe 2008. Asgjë nuk e pengon Moskën të refuzojë të kënaqet me vetëm për 20 për qind të territorit të copëtuar gjeorgjian, sidomos nëse Tbilisi vendi do të ndërmerrte hapa të rinj drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Ndërkohë edhe Armenia është në një situatë të vështirë. Aleate me Moskën, por me marrëdhënie të mira me Kievin. Ndër të tjera në Ukrainë jeton një komunitet i rëndësishëm armen. Shumë armenë i simpatizojnë ukrainasit e sulmuar, por janë të lidhur ngushtë me Rusinë, dhe të indinjuar me qëndrimin e gjatë pro-azer të Ukrainës mbi Karabakun.

Pra, nëse Gjeorgjia rrezikon sulmin ushtarak të Rusisë, Armenia jo dhe aq. Kjo pasi Jerevani ka mbajtur një profil të ulët përkundrejt luftës në Ukrainë, duke ofruar mbështetje diplomatike për aleatin e saj Rusinë. Në votimin e 26 shkurtit në Këshillin e Evropës për përjashtimin e Rusisë nga organizata,Armenia ishte i vetmi vend (përveç vetë Rusisë) që votoi kundër.

Modeli i Kazakistanit për të shtypur çdo rebelim

Në janar të këtij viti, Kazakistani përjetoi një rebelim popullor. Kjo shkaktoi ndërhyrjen kirurgjikale të CSTO (trupave “paqeruajtëse” ruse), dhe “revolucioni” përfundoi brenda 10 ditëve. Janari i përgjakshëm kazak, mund të shihet si një paralajmërim për këdo në universin neo-carist që guxon të ngrejë kokën ndaj Moskës.

Për momentin, më i rrezikuar duket se është Uzbekistani, që ka mbajtur një qëndrim ndryshe nga të tjerët, që kanë hezituar të kenë qëndrime të qarta për luftën e Rusisë. Duke folur para Senatitmë 17 mars, Ministri i Jashtëm uzbek Komilov u kërkoi të dyja palëve në konflikt të arrijnë një zgjidhje diplomatike. Prandaj, hakmarrja ekonomike ose ushtarake e Rusisë mund të jetë e afërt.

Marrë me shkurtime

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Financial Times: Euroclear paralajmëron BE-në për përdorimin e aseteve të ngrira ruse

Financial Times: Euroclear paralajmëron BE-në për përdorimin e aseteve të ngrira ruse

28 November, 2025
Festa e Flamurit bën bashkë liderët e shtetit. Vlora feston (video eksluzive albuk)

Festa e Flamurit bën bashkë liderët e shtetit. Vlora feston (video eksluzive albuk)

28 November, 2025
Putin: Ukraina duhet të dorëzojë territor që çdo marrëveshje të jetë e mundur

Putin: Ukraina duhet të dorëzojë territor që çdo marrëveshje të jetë e mundur

28 November, 2025
Donald Trump paralajmëron operacione tokësore kundër trafikantëve venezuelas të drogës

Donald Trump paralajmëron operacione tokësore kundër trafikantëve venezuelas të drogës

28 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result