Presidenti rus, Vladimir Putin, u ka bërë thirrje trupave ushtarake ukrainase, të dalin kundër qeverisë së tyre.
Në Ukrainë është dita e dytë e luftimeve, pasi rusët sulmuan vendin në mënyrë të paprecedent dhe pa u provokuar.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Rusi, forcat ruse kanë marrë nën kontroll një bazë ajrore kyçe pranë kryeqytetit Kiev.
Ndërsa Ukrainasit po vetëmbrohen duke armatosur edhe civilë. Sipas ministrisë së brendshme, vullnetarëve u janë shpërndarë 18 mijë armë.
Deri tani bilanci i viktimave është në disfavor të Rusisë. Konkretisht vlerësohet se kanë humbur jetën 450 ushtarë rusë dhe 194 ukrainas, përfshirë 57 civilë.