ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Trump shkon një hap më tej, DASH do ta shpallë kartelin venezuelian organizatë terroriste 12 hours ago
Bedri Hamza zgjidhet kryetar i ri i PDK-së 12 hours ago
Shkupi në vendin e 15-të në botë për ajër të ndotur, ndotja e ajrit rritet me uljen e temperaturave 12 hours ago
Murat Yakin komenton Granit Xhakën dhe rikthimin e mundshëm të Xherdan Shaqirit 12 hours ago
Grabitje spektakolare në Louis Vuitton në Romë, vidhen dhjetëra artikuj luksozë 13 hours ago
Next
Prev
Home Albania

“Vlera përfundimtare do të kapë shifrën e 1 miliard eurove”- Sekretari i PL: Faktet që vulosin projektin e Portit të Durrësit si një aferë mafioze korruptive

albnews by albnews
23 February, 2024
in Albania
0
“Vlera përfundimtare do të kapë shifrën e 1 miliard eurove”- Sekretari i PL: Faktet që vulosin projektin e Portit të Durrësit si një aferë mafioze korruptive
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një deklaratë për mediat ka publikuar faktet që sipas tij vulosin projektin e Portit të Durrësit si një aferë mafioze korruptive.

Blushi shprehet se tashmë është e provuar që afera e Portit të Durrësi është një krim i shumëfishtë ekonomik, për të cilin përgjegjës sipas tij është vetëm Edi Rama.

RelatedPosts

Prindërit e Manajt vizitojnë muralen kushtuar futbollistit pas golit ndaj Serbisë

Zvicra thyen heshtjen për ekstradimin e Ahmetajt

Berisha nis Foltoren 2: Ka mision të shpëtojë Shqipërinë nga regjimi i krimit

Ai shton se nga premtimi se do ketë zero investim nga Buxheti i Shtetit për këtë projekt, u pretendua investimi me skemën PPP në 390 milion euro, dhe së fundmi në investimin direkt nga Buxheti i Shtetit të 430 milion euro, por shton se vlera përfundimtare do të kapë shifrën marramendëse, 1 miliard euro.

Blushi shprehet se Partia e Lirisë i bën thirrje SPAK të reagojë dhe të mos mbyllë sytë para fakteve.

Deklarata e plotë:

Projekti i Portit të Durrësit nuk është një investim strategjik, por një aferë tipike mafioze kundër interesave kombëtare, një çmenduri tjetër rilindase, që ka përcaktorë vetëm makutërinë, babëzinë, pastrimin e parave, mungesën e plotë të transparencës dhe shkatërrimin e interesit publik.

Është tashmë e provuar, që afera e Portit të Durrësit është një krim i shumëfishtë ekonomik me pasoja të rënda dhe të gjithëanshme, ku përgjegjësi i vetëm është Kryeministri Edi Rama.

Premtimi i tij i parë me zë dhe me figurë se “nuk do të nxjerrë asnjë kokërr leku nga buxheti i shtetit”, për Portin e Durrësit, rezultoi në fakt një mashtrim i madh, i pabesë dhe mafioz, si të gjitha premtimet e tjera të “Rilindjes”.

Ndërkohë nga zero lekë financim nga Buxheti i Shtetit, Kryeministri Edi Rama kaloi në një tjetër premtim, investimin e 390 milion euro me PPP, ku 46% e vlerës së investimit do ta kontribuonte Qeveria e Shqipërisë apo Autoriteti Portual i Durrësit dhe 54% do të ishte kontribut i kompanisë që do të fitonte garën ndërkombëtare.

Edhe ky premtim rezultoi një mashtrim mafioz, pasi aktualisht Qeveria ka planifikuar të shpenzojë për Portin e Durrësit rreth 430 milion euro nga Buxheti i Shtetit, financim që do të mbulohet 100% nga taksapaguesit shqiptarë.

Pra nga premtimi për “zero investim nga Buxheti i Shtetit”, u pretendua investimi me skemën PPP në 390 milion euro, dhe së fundmi në investimin direkt nga Buxheti i Shtetit të 430 milion euro.

Sigurisht që vlera përfundimtare do të jetë shumë herë më e madhe dhe parashikohet të kapë shifrën marramendëse të rreth 1 miliard euro.

Shpenzimet për ndërtimin e portit të ri ishin destinuar fillimisht në buxhet si financim i huaj, por duke qënë se as NATO dhe asnjë bankë nuk e konsideroi projektin fizibël, paratë po jepen nga buxheti.

Sot Qeveria fal 300 milion euro taksa dhe asete, jep 415 milion euro për të ndërtuar portin në Porto Romano dhe në fund të 20 vjetëve përfiton 282 milion euro.

Pra deri tani humbja ka shkuar rreth 430 milion euro.

Qartazi, asnjë përfitim ekonomik për shtetin dhe shqiptarët, përkundrazi një katastrofë ekonomike dhe plaçkitje flagrante e taksave të tyre.

Partia e Lirisë i bën thirrje SPAK të reagojë dhe të mos mbyllë sytë para këtyre fakteve në dritë të diellit, që provojnë se afera e Portit të Durrësit, nuk është gjë tjetër vetëm vjedhje dhe korrupsion i pastër.

SPAK duhet të veprojë pa vonesë dhe të mos presë urdhërat politikë për nisjen e hetimeve, ose të pranojnë se janë një seksion i “Rilindjes” dhe përgjegjëse po sa ajo për korrupsionin galopant dhe lidhjet e krimit me Qeverinë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Trump shkon një hap më tej, DASH do ta shpallë kartelin venezuelian organizatë terroriste

Trump shkon një hap më tej, DASH do ta shpallë kartelin venezuelian organizatë terroriste

17 November, 2025
Bedri Hamza zgjidhet kryetar i ri i PDK-së

Bedri Hamza zgjidhet kryetar i ri i PDK-së

17 November, 2025
Shkupi në vendin e 15-të në botë për ajër të ndotur, ndotja e ajrit rritet me uljen e temperaturave

Shkupi në vendin e 15-të në botë për ajër të ndotur, ndotja e ajrit rritet me uljen e temperaturave

17 November, 2025
Murat Yakin komenton Granit Xhakën dhe rikthimin e mundshëm të Xherdan Shaqirit

Murat Yakin komenton Granit Xhakën dhe rikthimin e mundshëm të Xherdan Shaqirit

17 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result