Vllaznia bind dhe argëton në ndeshjen e parë, shkodranët tregojnë forcën ndaj Kukësit (Video)

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sfida mes Vllaznisë dhe Kukësit është mbyllur me fitoren e shkodranëve me rezultatin e pastër 3-1.  

Vendasit në minutën e 17 me Stojanoviç. Të besuarit e Hallaçit barazuan në minutën e 24 me La Torre. Festa e verilindorëve zgjati shumë pak, pasi VAR-i akordoi një penallti në favor të kuqebluve për prekje të topit me dorë në zonë nga Fejzaj. 

11-mertëshin e mori përsipër Bekim Balaj. Kapiteni u tregua gjakftohtë dhe riktheu në avantazh shkodranët. Çeshmedjiev në minutën e 48 realizoi edhe golin e tretë për djemtë e Migen Memellit duke çuar shifrat në 3-1. 

Kukësi nuk u dorëzua dhegjeti golin në minutën e 79, por u anulua për pozicion jahstë loje, duke bërë që shifrat të mbeteshin 3-1. Një fitore e rëndësishme për shkodranët që koleksionojnë 3 pikët e para në sezonin e ri. 

Share This Article