Vllaznia prezanton një sulmues të ri ditën e fundit të merkatos

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vllaznia ka vendosur të përforcojë më tej ekipin në ditën e fundit të merkatos.

Klubi shkodran ka njoftuar afrimin e një sulmuesi afrikan 21-vjeçar.

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se pjesë e tij do të jetë dhe futbollisti Edlin Randy Essang Matouti. Lojtari dhe klubi kanë firmosur sëbashku një kontratë trevjeçare. Ai është federuar ditën e fundit të mbylljes së merkatos, ndërkohë që sot ka mbërritur në Shkodër për t’iu bashkuar ekipit në stërvitje. Matouti është 21 vjeç, luan në repartin e sulmit dhe kohët e fundit ka debutuar edhe me kombëtaren e vendit të tij- Gabon.

Mirë se erdhe në familjen Essanga Matouti”, shkruan klubi shkodran në rrjetet sociale. 

Share This Article