Vlora Çitaku falënderon Gent Cakajn: Përqafimi për të cilin kisha nevojë sot

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku dhe Ministri i Jashtëm shqiptar, Gent Cakaj janë takuar pas një vizite që ky i fundit kishte në Uashington.

Që të dy kanë publikuar foto nga takimi i tyre i përbashkët, derisa Vlora Çitaku ka falënderuar Gent Cakajn për gjithçka që po bën.

“Përqafimi për të cilin kisha nevojë sot! Faleminderit @CakajGent për gjithçka po bën!”, ka shkruar Çitaku përbri fotos së publikuar.

Këtë foto e ka shpërndarë edhe ministri Cakaj. “Me Vlorën e Kosovës në Uashington 😊❤!”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Cakaj dje njoftoi se në Washington ka takuar përfaqësuesin e lartë të USAID për Evropën dhe Euroazinë, Brock Bierman.

Share This Article