Vlora e preferuara e turistëve, hoteleritë kanë mbyllur rezervimet prej muajit prill

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vlora e preferuara e turistëve, hoteleritë kanë mbyllur rezervimet prej muajit prill

Vlora vijon te mbetet destinacioni i preferuar per te kaluar pushimet verore per turistet vendas dhe ata te huaj . Këtë fundjave në Vlore mijera turiste janë akomoduar pranë plazheve dhe hapësirave ku nuk mungon shërbimi. Hotelerite ne Vlore jane prenotuar qe prej muajit prill duke kaluar cdo pritshmeri ende pa nisur fluksi i sezonit.

Operatorët turistikë kërkojnë prej pushtetit lokal më shumë vëmendje për pastërtinë por edhe për një problem që është parkimi i automjeteve të pushuesve.

Nderkohë turistët vendas shprehen mjaft të kënaqur me atë çka ofron Vlora plazhin, ushqimim dhe akomodimin. Ka dhe nga ata që janë rikthyer sërish këtë vit për të pushuar në Vlorë por edhe nga moshat e treta që kërkojnë më shumë hapsirë dhe çmime të pranueshme për ta.

Sezoni turistik ka nisur me ritme te larta kete vit dhe kjo e favorizuar nga temperaturat e larta por edhe standartet qe ofron qyteti i Vlores. Vlora nuk ka vetëm detin por ka muzetë me historinë e lashtë deri tek pavarësia, ka malet, monumentet dhe një peizazh që mund të shijohet deri në perëndim të diellit.

Share This Article