Vlora gati për zgjedhjet e së dielës, mbërrijnë materialet zgjedhore, 173 mijë qytetarë drejt kutive të votimit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Vlorë mesa duket çdo gjë është gati për zhvillimin e procesit zgjedhor të së dielës. Qendrat e votimit po plotësohen me materialet e fundit ndërsa katër KZAZ-të janë plotësuar me të gjithë bazën materiale për procesin e numërimit të votave.

Të dielën në qytetin bregdetar, 173 mijë e 624 qytetarë me të drejtë vote do të shprehin vullnetin e tyre duke zgjedhur një nga tre kandidatët në garë.

Për bashkinë e Vlorës garojnë në këto zgjedhje të pjesshme lokale, Brunilda Mersini nga Partia Socialiste, Dionis Sota i cili është kandidat i pavarur që mbështetet nga PD dhe Shqipëria Bëhet dhe Gjergji Nika kandidat i pavarur, i cili aktualisht është pjesë e këshillit bashkiak të Vlorës. 

Share This Article