Vlora “pushtohet” nga turistët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Jemi zyrtarisht në sezonin turistike të verës! Moti i ngrohtë dhe rrezet e diellit duhet të shijohen patjetër! E teksa është fundjavë, njerëzit kanë menduar se si të kalojnë kohën sa më bukur me familjarët apo me shoqërinë.

Disa kanë menduar të bëjnë një piknik brenda në qytet, të kalojnë një drekë me familjarët e tyre, e shumë të tjerë kanë zgjedhur plazhin.

Shumë qytetarë e turistë kanë zgjedhur që këtë të diel ta kalojnë në plazhet e jugut. Në pamjet e mëposhtme do të shihni dyndje të njerëzve në parajsën e Karaburunit.

Kujtojmë se, trafiku i rënduar ka qenë edhe sot në mesditë në qytetin e Vlorës, ashtu si dhe fundjavën e kaluar. Makina të shumta i drejtohen jugut të vendit për një fundjavë ndryshe!

Share This Article