Vlorë/ 26 vjeçarja u përdhunua në grup! Shoqëria civile në protestë para prokurorisë, kërkojnë hetim të thellë dhe marrjen në mbrojtje të vajzës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

VLORE – Përfaqësues të shoqërisë civile nga Vlora dhe disa rrethe të vendit që punojnë për të drejtat e njeriut protestuan paraditen e sotme para prokurorisë dhe gjykatës së Vlorës.

Ata kërkojnë marrjen në mbrotje të vajzës 26 vjeçare e cila u bë viktimë e përdhunimit në grup pak ditë më parë në Vlorë.

Ata kërkojnë të merren masa mbrojtjëse për viktimën bazuar në kodin e Procedurës Penale dhe Konventën e Stambollit. Të kryhen me përgjegjësi dhe në kohën e duhur hetimet e veprës penale përfshirë hetimin e subjekteve ku ka ndodhur ngjarja dhe kërcënimeve ndaj viktimës si dhe të caktohet masa maksimale e dënimit për autorët.

Protesta gjithashtu synon të zgjojë aktivizmin qytetarë. Gjuha diskriminuese paragjykimet dhe riktivimizimi I vikimave të dhunës seksuale duhet të marrë fund.

Share This Article