Vlorë/ Burri me vëllanë rreh gruan, policia i arreston të dy

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një konflikt në familje në fshatin Mekat të Vlorës është parandaluar në kohë nga Policia, duke shmangur përshkallëzimin e situatës dhe duke çuar në ndalimin e dy personave.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë ndërhyrë menjëherë pas njoftimit për një rast dhune në familje dhe si rezultat i reagimit të shpejtë dhe veprimeve hetimore, u bë ndalimi i shtetasve K. P., 47 vjeç dhe F. P., 51 vjeç, banues në fshatin Mekat.

Sipas informacioneve zyrtare, dy vëllezërit dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së K. P., gjatë një konflikti në familje.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e F. P., Policia gjeti dhe sekuestroi një armë gjahu të llojit teke, e cila rezultoi se mbahej pa leje.

Materialet në ngarkim të të ndaluarve i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale. 

Share This Article