Vlorë, tentuan të trafikonin 3 afganë, policia prangos 2 persona

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia e Vlorës ka zhvilluar një operacion kundër trafikimit të qënieve njerëzore, duke arrestuar 2 shtetas. Ata u kapën në flagrancë duke transportuar me automjet, kundrejt pagesës, 3 shtetas afganë që kishin si synim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Në cilësinë e provave, policia ka sekuestruar një automjet, një shumë parash dhe 2 aparate celulare.

“Gjatë operacionit, në aksin rrugor Kuç-Vlorë, shërbimet e Policisë të DVP Vlorë kanë ndaluar automjetin që drejtohej nga shtetasi M. M., me pasagjerë shtetasin M. S. dhe 3 shtetas afganë.

Nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi M. M. dhe shtetasi M. S. po transportonin 3 shtetasit afganë, kundrejt pagesës, me qëllim që t’i ndihmonin ata për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve M. M., 26 vjeç, banues në Vlorë dhe M. S., 28 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article