VMRO-DPMNE: Ekonomia e vendit para kolapsit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

VMRO-DPMNE nëpërmjet një komunikate me shkrim thotë se ekonomia e Maqedonisë ndodhet pranë kolapsit.

“Mbi 500 mijë qytetarë në Maqedoni jetojnë në varfëri me një vakt gjatë ditës, ndërsa si rezultat i gjendjes ekonomike ata shprehen të bindur se nuk do ta kenë as atë ushqim. Sipas anketave thuhet se mbi 100 mijë qytetarë kanë marrë lëshim nga puna, numër që rikujton Maqedoninë për një periudhë të errë të tranziconit kriminal”, qëndron në kumtesën e VMRO-DPMNE-së

Ata thonë se LSDM-ja vazhdon t’i kënaqë oligarkët dhe se asnjë shteti në botë nuk shton tatimet përveç Maqedonisë.

“Qeveria në vend që të ndihmojë, ata i pengojnë qytetarët. LSDM përsëri goditi xhepin e qytetarëve me rritjen e akcizës për naftën”, shprehen nga kjo parti duke theksuar se qeveritë botërore ndihmojnë qytetarët ndërsa kjo qeveri po e vjedh popullin e vet.

Share This Article