VMRO-DPMNE: Jo zgjedhje, prioritet shëndeti i qytetarëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

VMRO-DPMNE vlerëson se në këto rrethana zgjedhjet nuk janë prioritet. Nënkryetari i VMRO-së, Aleksandar Nikollovski, beson se vendimet nuk duhet të merren sipas dëshirës së LSDM-së.

“Ideja që qytetarët të shkojnë në votime me maska mbrojtëse është dëshmi se e vetmja gjë për të cilën po mendon LSDM-ja janë zgjedhjet. Unë mendoj se kjo tregon në dritën më të mirë atë jonjerëzoren e LSDM-së dhe tregon se me çfarë personash kemi punë. Unë e konsideroj atë deklaratë çnjerëzore dhe të pahijshme. Aktualisht nuk ka asnjë studim të qëndrueshëm në botë që thotë çfarëdo diçka që mbron nga virusi. Në kushte të tilla, të rrezikoni dy milion njerëz vetëm sepse Zaevi dëshiron të amnistohet për krimin, unë mendoj se është e i papërshtatshëm, çnjerëzor dhe i pahijshëm.”,- u shpreh Aleksandar Nikolovski nga VMRO-DPMNE.

Share This Article