VMRO-DPMNE-ja ka inicuar padi penale ndaj kreu të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe drejtorit të Gazetës Zyrtare, Martin Kostovski.
Sipas opozitës, Xhaferi, Kostovski dhe nënpunësi administrativ në Kuvend, Nexhbedin Ibrahimi kanë kryer vepër penale keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Sekretari i përgjithshëm i VMRO-së, Igor Janushev nuk përjashton mundësinë që si dëshmitarë të ftohet edhe Presidenti Gjorge Ivanov, duke shtuar se ky i fundit nuk ka shkelur kompetencat e tij, pasi e drejta e vetos është e garantuar me Kushtetutë.