Connect with us

Albania

VOA: Pikëpyetjet e urgjencës së qeverisë për zgjedhje në Himarë

Published

on

Në Shqipëri, Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi sot pavlefshmërinë e mandatit të kryetarit të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, pas vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit e cila e dënoi atë me dy vjet burgim, për korrupsion në zgjedhje. Zoti Beleri, i pranishëm në mbledhje, por dhe mbrojtësit e tij, mbështetën idenë se Komisioni qëndror i Zgjedhjeve nuk mund të shprehej për këtë rast, pa një vendim të Qeverisë që e shkarkonte atë nga detyra. Por sipas zotit Celibashi, vendimi mbështetet në të ashtuquajturin Ligj të Dekriminalizimit. Me urgjencë Qeveria kërkoi më pas shpalljen e zgjedhjeve të reja në Himarë, nga presidenti, i cili po ashtu me shpejtesi dekretoi 4 gushtin si ditën e votimit.

“Jemi në kushtet e humbjes së mandatit të kryetarit të Bashkisë Himarë”, bëri të ditur zoti Celibashi, në përfundim të mbledhjes së thirrur për këtë çështje. Vendimin për humbjen e mandatit të tij si kryetar i Bashkisë së Himarës, zoti Beleri e dëgjoi në sallë, ku ai kishte ardhur i shoqëruar me punonjës të policisë.

Mbledhja e cila zgjati afro 1 orë u përqëndrua në debatin mbi bazën ligjore të rastit të tij. Përfaqësuesi i Partisë socialiste Eridan Salinji u shpreh se vendimi duhet të merret në bazë të ligjit të dekriminalizimit: “Ky është një proces automatik. Nuk mund të diskutojmë, kur ka një vendim të Gjykatës së Apelit. Këtu jemi thejsht për konstatimin e faktit. Ka një vendim të Apelit, po apo jo? Kjo është pyetja e vetme që duhet të bëhet”

Por për zotin Ivi Kaso, përfaqësuesin e koalicionit opozitar, nën siglën e të cilit zoti Beleri kandidoi në zgjedhjet e 14 majit të vitit të kaluar, qeveria po kërkon të përdorë KQZ për të zhvilluar sa më parë zgjedhjet në Himarë, sepse sipas tij duhet të ishte ajo që duhet ta shkarkonte atë: “Këtë gjë, shumica nuk do që ta bëjë, se nuk do që ta fusë në afatet kohore dhe ankimore që parashikon ligji 139, Neni 62, pra që pasi ta shkarkojnë, vendimi të bëhet përfundimtar vetëm kur të shprehet Gjykata Kushtetuese. Pra kanë ngut të bëjnë zgjedhjet në Himarë.”

Advertisement

Këtë qëndrim mbrojti dhe vetë zoti Beleri në fjalën e tij: “Unë duhet të betohem dhe të më shkarkojnë, siç parashikon ligji dhe Kushtetuta. Eshtë e qartë, jam i qartë dhe unë, që mandati im si kryetar i Bashkisë së Himarës, ka mbaruar. Unë po flas, sepse këta do e bëjnë rrugë, do ketë vazhdim. Duket qartë arroganca e tyre, dëshira e tyre t’i bëjnë zjedhjet, kur ata duan, t’i bëjnë në mes të ngushtit”

Por Komisioneri i zgjedhjeve, Celibashi, u shpreh se ishte i bindur që në këtë rast zbatohej ligji për dekriminalizimin, pasi në të kundërt, ky ligj “nuk do të kishte pikën e kuptimit, në gjykimin dhe vlerësimin tim, nëse ne ndalojmë dikë të kandidojë, kur janë disa kushte që ligji i konsideron si ndaluese, dhe i themi personit, ti vazhdo, qëndro në detyrë, edhe pse ke kryer një prej atyre veprave penale, për të cilat ligji, ty të ndalon të kandidosh”.

Frika e zotit Beleri dhe përfaqësuesve të tij, se shumica po nxitonte të ribënte zgjedhjet në Himarë, rezultoi se nuk ishte e pavend. Menjëherë pas mbylljes së seancës në KQZ, Qeveria iu drejtua këtij institucioni për të patur njoftimin për vendimin. Dhe sapo mori përgjigjen, iu drejtua Presidentit Bajram Begaj, duke e vënë në dijeni për krijimin e vakancës, e duke kërkuar prej tij shpalljen e zgjedhjeve të reja. Shumë shpejt, ndonëse kishte një afat 48 orësh, Kreu i Shtetit dekretoi datën 4 gusht, për mbajtjen e zgjedhjeve.

Advertisement

Lëvizjet urgjente të qeverisë, duket se ngrejnë pikëpyetje nga pikëpamja ligjore, përsa kohë vendimi i sotëm, është i apelueshëm, në Komisionin e Ankimimeve, siç e përcakton dhe vetë vendimi i zotit Celibashi. Për momentin nuk ka ndonjë shpjegim zyrtar për këtë.

Zyra e Kreut të Shtetit, nga ana e saj, në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës, vuri në dukje, se “Presidenti i Republikës nuk është organi që konstaton vakancën, sikurse nuk merr në shqyrtim procedurën që i ka paraprirë asaj dhe as është instancë e ankimit administrativ. Në sistemin ligjor shqiptar, ka vetëm një rrugë ligjore për vënien në lëvizje të Presidentit të Republikës, në rastin e vakancave në qeverisjen vendore. Kjo rrugë është rruga e njoftimit nga Keshilli i Ministrave”.

Sipas Kreut të Shtetit “procedura për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe procedura për ankimimin e akteve administrative, janë që të dyja ligjore, dhe bashkëjetojnë me njera-tjetrën. Në rast se midis tyre krijohen përplasje – vijon shpjegimi – atëherë është gjykata kompetente që ka fuqinë të zgjidhë përplasjen. Mjetet ligjore për mbrojtjen e interesave të ligjshme, nuk shfuqizohen nga procedura e dekretimit të zgjedhjeve”, theksoi zyra e Shtypit e presidentit Begaj.

Advertisement

/Marrë nga VOA, titulli origjinal: “Beleri humbet mandatin në KQZ, caktohet me urgjencë data e re e zgjedhjeve në Himarë”

Advertisement
Continue Reading

Albania

Veliaj dhe Meta urojnë Vitin e Ri 2026 nga qelia, me mesazhe shprese dhe bashkimi

Published

on

By

Dy figura të politikës shqiptare, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kanë përcjellë urimet e tyre për Vitin e Ri 2026, edhe pse ndodhen në paraburgim.

Erion Veliaj iu drejtua qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë me një mesazh të gjatë e emocional, ku uroi shëndet, lumturi, arritje dhe shpresë për vitin e ri. Në fjalën e tij, ai vuri theks të veçantë te solidariteti dhe mbështetja për shtresat më në nevojë të shoqërisë.

“Një urim zemre për të pamundurit, për të sëmurët, për ata që ndihen të braktisur, për familjet në vështirësi, për emigrantët që punojnë me djersë larg shtëpisë – ju uroj forcë dhe ngrohtësi këtë vit të ri.”, shkruan Veliaj.

Ndërkohë, edhe ish-presidenti Ilir Meta përcolli një mesazh urimi për qytetarët shqiptarë, duke u dëshiruar shëndet, paqe, gëzim dhe mbarësi. Meta e përshkroi vitin 2026 si “vitin e bashkimit, të guximit qytetar dhe të ringjalljes së shpresës”, duke nënvizuar nevojën për përballje të vendosur me sfidat dhe angazhim për një Shqipëri më të drejtë, më sociale dhe më njerëzore. Ai theksoi rëndësinë e barazisë para ligjit, respektimit të lirive dhe dinjitetit njerëzor, si dhe krijimit të mundësive që çdo qytetar të jetojë me siguri dhe mirëqenie në vendin e tij.

Continue Reading

Albania

Bebet e para të 2026! Dy vajza lindin në maternitetet e Tiranës

Published

on

By

Dy vajza janë bebet e para të lindura në Shqipëri në vitin 2026. Njëra erdhi në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ndërsa tjetra në maternitetin “Koço Gliozheni”.

Continue Reading

Albania

Kisha Ortodokse nesër shërbesë për Vitin e Ri, përkon me 70-vjetorin e kryepeshkopit Joan

Published

on

By

Të enjten më 1 janar 2026 në kishat ortodokse të Shqipërisë do zhvillohet Liturgjia e Shenjtë për kremtimin e Shën Vasilit. 1 janari përkon edhe me fillimin e vitit të ri kalendarik, teksa do të zhvillohet edhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri, një lutje specifike e kishës ortodokse.

Në Tiranë, ceremonia do zhvillohet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe do fillojë në orën 08:00 të mëngjesit.

Gjithashtu, 1 janari përkon edhe me ditëlindjen e 70-të të Kryepeshkopit Joan, me Kryebariun e kishës që do drejtojë Shërbesën e Shenjtë në Tiranë. Pas Liturgjisë Hyjnore do ketë dhe pritje te Qendra Sinodike.

“Të dashur besimtarë, ju njoftojmë që ditën e enjte më 1 JANAR 2026, ora 8:00, do të zhvillohet Liturgji Hyjnore në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë. Këtë ditë kremtojmë Rrethprerjen në mish të Zotit tonë Jisu Krisht, Shën Vasilin e Madh dhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri”, njofton Kisha Ortodokse.

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

Albania20 hours ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

UK3 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania3 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania5 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

UK5 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Sports3 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK20 hours ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

UK2 days ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Albania3 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania2 days ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

UK2 days ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Bota3 days ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

Kosova3 days ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Albania2 days ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

UK2 days ago

Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve

Trending