Connect with us

Albania

VOA: Shqipëria nuk u përgjigjet kritikave të UNESCO-s për Butrintin

Published

on

Shqipëria publikoi të hënën raportin për Parkun Kombëtar të Butrintit, që do të shqyrtohet nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore, në Indi, në korrik të këtij viti. Raporti prej 170 faqesh i Ministrisë shqiptare të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit anashkalon përgjigjet për disa nga kritikat e forta të misionit të UNESCO – ICOMOS.

Në raportin e monitorimit, që iu dorëzua autoriteteve shqiptare në shtator të vitit 2023, misioni i UNESCO-s shprehte “shqetësim të thellë” për ndryshimin e kufijve të Parkut Kombëtar të Butrintit nga qeveria shqiptare me heqjen e 600 hektarëve pa dijeninë dhe miratimin e organizatës.

Por sipas dokumenteve zyrtare, të para nga Zëri i Amerikës, nga Parku Kombëtar i Butrintit janë hequr 802 hektarë dhe sipërfaqja nga 9424 hektarë që ishte, tani është 8622 hektarë.

Vendimi i qeverisë shqiptare në janar të vitit 2022 për kufijtë e rinj të Butrintit dhe vendimi i një muaji më vonë për ndërtimin e një resorti në pjesën e hequr nga Parku Kombëtar nuk citohen në asnjë rresht të raportit të qeverisë shqiptare.

Advertisement

Po ashtu, raporti i palës shqiptare nuk u jep përgjigje konkrete kritikave të UNESCO-s edhe për modelin e ri të menaxhimit të qytetit antik të Butrinit, të njohur si zona A-3, përmes një organizate jofitimprurëse (Fondacioni) të krijuar nga Ministria shqiptare e Kulturës në partneritet me Fondacionin Shqiptaro Amerikan për Zhvillim (AADF).

Misioni i UNESCO-s thotë në raportin e vitit 2023, se menaxhimi vetëm i zonës A-3 me rreth 614,3 hektarë, nuk përmbush kërkesat e UNESCO-s për një menaxhim të integruar të Butrintit, që kombinon arkeologjinë, monumentet dhe pjesën natyrore.

Misioni i UNESCO-s ka kërkuar gjithashtu që Ministria e Kulturës të ruajë autoritetin e “shtetit palë” për Butrintin, ku organizata kërkon përgjegjësitë shtetërore në përputhje me standartet botërore të vendosura nga UNESCO.

Advertisement

“Marrëveshjet mes Ministrisë se Kulturës, AADF-se dhe Fondacioni i ri nuk japin një zgjidhje të përshtatshme, pasi nuk janë përgjegjëse për menaxhimin e pasurisë së Trashëgimisë Botërore si të tillë”, – thotë misioni.

Pala shqiptare i përgjigjet UNESCO-s se Fondacioni i Menaxhimit të Butrintit, në koordinim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, do të përshtasin Planin e Veprimit dhe do të punojnë drejt një marrëveshjeje ku Ministria e Kulturës të ketë autoritetin tërësor mbikëqyrës për Butrintin dhe përgjegjësinë ndaj Komitetit të Trashëgimisë Botërore.

Në realitet Ministria e Kulturës nuk ka hapësirë për një marëveshje të re, pasi marrëveshja aktuale për krijimin e Fondacionit të ri ka një afat 10 vjeçar. Gjithashtu, Ministria e Kulturës nuk e ka shumicën në Bordin e Fondacionit të Menaxhimit të Butrintit si organi më i lartë vendimarrës.

Advertisement

Bordi i Fondacionit përbëhet nga pesë anëtarë, të kryesuar nga ministri përgjegjës për kulturën, dy përfaqësues të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, drejtori i Instituti Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe një ekspert ndërkombëtar.

Raporti i palës shqiptare duket se nuk plotëson edhe disa nga kërkesat që Qendra Botërore e Trashëgimisë u ka drejtuar autoriteteve shqiptare përmes një letre dërguar ambasadores shqiptare në UNESCO, Besiana Kadare, tetorin e vitit të shkuar.

Ndërsa UNESCO ka kërkuar “informimin nga Shqipëria mbi masat për mbrojtjen dhe menaxhimin e integruar të pronës dhe zonës së saj tampon”, autoritetet shqiptare duket se nuk e kanë ende gati këtë plan për t’ia dorëzuar Komitetit të Trashëgimisë Botërore.

Advertisement

“Puna e nisur po ndiqet me takime teknike që synojnë përgatitjen e një plani të detajuar veprimi afatshkurtër dhe afatgjatë, për zbatimin e rekomandimeve të UNESCO-ICOMOS”, – thuhet në raportin e palës shqiptare.

Një tjetër kërkesë e UNESCO-s lidhet me “sqarime të detajuara dhe një hartë të qartë dhe të saktë që tregon kufijtë e pronës dhe zonës tampon, siç është miratuar nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore në 2007”.

Kjo hartë ende nuk është përgatitur nga autoritetet shqiptare dhe nuk është përfshirë në raport.

Advertisement

“Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit do të përgatisë një hartë të detajuar dhe të saktë, në bashkëpunim dhe nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit”, – thuhet në raport.

Por kjo bie ndesh me përgjegjësitë e Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit, i cili sipas ligjit të miratuar nga parlamenti shqiptar, ka në administrim dhe mandat për të vepruar vetëm në zonën A-3 të Parkut me rreth 614,3 hektarë dhe jo për gjithë Parkun Kombëtar të Butrintit që aktualish është 8622 hektarë.

Zhvillimet me kufijtë e Parkut Kombëtar të Butrintit janë parë me tone mjaft kritike nga Misioni i fundit i UNESCO-s, pasi ato janë në kundërshtim edhe me rekomandimet e Planit të Menaxhimit të Butrintit që vetë qeveria shqipare kishte miratuar në vitin 2020.

Advertisement

Plani i menaxhimit propozonte vetëm një rishikim kufijsh prej 50 deri në 150 hektarë që përbënin zonën ndërtimore të Ksamilit dhe krijimin e një brezi të gjelbër për të frenuar ndërtimet e mëtejshme, por jo heqjen e 802 hektarëve nga Parku Kombëtar.

Zëri i Amerikës verifikoi në sistemin shtetëror shqiptar të gjeohapësirës (ASIG) hartën aktuale të Parkut Kombëtar të Butrintit ku pasqyrohet ndryshimi i kufijve dhe ku tani është jashtë zonës së mbrojtur zona bregdetare nga kanali i Çukës, në pjesën fundore bregdetare të Ksamilit.

Raporti i palës shqiptare për Komitetin e Trashëgimisë Botërore për Butrintin nuk përmend asnjë fakt për zhvillimet në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë lidhur me Butrintin.

Advertisement

Një grup prej 36 deputetësh opozitarë i kanë kërkuar kësaj gjykate që ta shfuqizojë si anti-kushtetues ligjin mbi administrimin e Parku Kombëtar të Butrintit.

Përfaqësuesit e qeverisë shqiptare në seancën plenare të nëntorit të viti të shkuar në Gjykatën Kushtetuese nuk e paraqitën Raportin e UNESCO-s, megjithëse prej shtatorit të vitit të shkuar raporti i ishte dorëzuar Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, por nuk ishte bërë publik nga UNESCO pasi pala shqiptare nuk kishte dhënë pëlqimin.

Gjykata Kushtetuese, në një gjest të pazakontë, në janar të këtij viti, bëri një ndryshim të procedurave të saj, duke i kërkuar qeverisë raportin e UNESCO-s dhe rihapi seancën plenare për Butrintin.

Advertisement

Ministri i ri i Kulturës dhe Ekonomisë Blendi Gonxhe nuk e ka firmosur kalimin e Parkut në administrimin e Fondacionit të ri, që sipas ligjit të miratuar në Parlament duhet të bëhej më 14 shkurt të këtij viti.

Zoti Gonxhe, përmes një statusi në rrjetet sociale u shpreh se “donte të siguronte opinionin publik për vëmendjen maksimale për mirëadministrimin e procesit sfidues të ndryshimit të modelit të menaxhimit të Parkut Kombëtar të Butrintit, në zbatim të plotë të standardeve ndërkombëtare dhe kuadrit ligjor shqiptar në fuqi”.

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, që ka udhëhequr nismën e deputetëve opozitarë në Gjykatën Kushtetuese, ka deklaruar se beteja për Butrintin është një betejë për identitetin, historinë dhe trashëgiminë shqiptare. /Marrë nga VOA

Advertisement
Continue Reading

Albania

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

Published

on

By

Buxheti i shtetit po “vuan” nga një sëmundje kronike. Taksat mblidhen, por nuk shpenzohen. Të dhënat flasin se vetëm për muajin dhjetor fondet buxhetore që duhen të shpenzohen janë afro 2 miliardë euro. Ky përqendrim i fondeve vetëm në një muaj, për ekspertin e ekonomisë Albert Gajo, tregon anomali. I ftuar në emisionin E-ZONE, z. Gajo tha se shkaku kryesor vjen nga keqplanifikimi.

“Zbatimi i buxhetit me akte normative nuk është një tregues normal, është një tregues për një realitet anormal. Në plan të parë, kjo situatë vjen nga keqplanifikimi. Ministria përgjegjëse ka dëshmuar ndër vite që nuk ka mundur të planifikojë si duhet buxhetin, çka do të thotë se po ia lëmë rastësisë dhe, në varësi të asaj që sjell koha, hartojmë aktet normative. Kjo nuk është e shëndetshme ekonomikisht” – tha Gajo.

Gjatë kësaj jave, qeveria me aktin e katërt normativ ndryshoi sërish buxhetin. Në fokus ishte ndarja e një bonusi prej 15 mijë lekësh për familjet në nevojë.

Paralelisht, përveç bonusit, pati edhe një rishpërndarje të fondeve, ku një fond i konsiderueshëm i pashpenzuar kaloi në llogarinë e posaçme të hapur pranë Bankës së Shqipërisë për skemën e pensioneve.

Advertisement

“Pas keqplanifikimit, një tjetër arsye pse jemi në këtë situatë është edhe aftësia e administratës publike për të zbatuar në kohë zërin e investimeve. Vonesat në lidhje me realizimin e investimeve publike lidhen edhe me mungesën e profesionalizmit të stafit në agjencitë publike. Jemi një vend që po kërkojmë të hyjmë në BE, por nuk po i përdorim si duhet fondet tona të brendshme, ndërkohë që duhet edhe të përthithim ndihma fondesh nga BE-ja” – tha Gajo.

Eksperti Gajo thotë më tej se bonuset janë një politikë e paqëndrueshme, pra individët nuk mund të bëjnë dot parashikime të shpenzimeve, pasi nuk kanë qartësi. Ndaj, një praktikë e tillë, edhe pse e domosdoshme për familjet në nevojë, nuk është e këshillueshme të zhvillohet në mënyrë rastësore.

Advertisement
Continue Reading

Albania

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

Published

on

By

Një protestë ka ndodhur në ambientet e teatrit “Petro Marko” në Vlorë për shkak të mungesës së ujit prej tre ditësh.Qytetarët janë futur në ambientet e teatrit dhe kanë ndërprerë gjithashtu një mbrëmje gala që zhvillohej aty.

Ata u futën me bidonë dhe pankarta në duar për të kërkuar rikthimin e ujit, ndërkohë që mbrëmja gala u ndërpre pasi protestuesit refuzuan të linin ambientet e teatrit.

Continue Reading

Albania

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

Published

on

By

Dom Mark Pashkja, zëdhënës i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, foli në lidhje me Krishtlindjet dhe mënyrën se si festoheshin ato në kohën e komunizmit, kur feja ishte e ndaluar.

Ai tregoi për një fenomen interesant që ndodhte në ato kohë në zonat e Shkodrës, ku shumë familje katolike shkonin te ato myslimane dhe u kërkonin që ato të përgatisnin ëmbëlsirat dhe gatimet për festën e Krishtlindjes, pasi vetë ato monitoroheshin.

“Shumë familje katolike shkonin te miqtë myslimanë dhe u thoshin që ëmbëlsirat dhe ushqimet tipike t’i përgatisnin ata dhe më pas, në mënyrë të fshehtë, një ose dy ditë para festës, familjet myslimane ua çonin familjeve katolike. Në këtë mënyrë festonin pa rënë në sy. Nuk mund të bënin vetë ëmbëlsira, pasi kjo ishte shenjë se po festoje dhe se nuk i kishe përqafuar mësimet e partisë dhe ateizmin, ku kisha konsiderohej armike e proletariatit. Ishte një natë ku shqiptarët provonin ato copëza aromash lirie, pasi festonin diçka që e kishin identitare, si lidhjen me Zotin. Në këto net, si Krishtlindjet, ishte hera e parë kur njeriu provonte të përtejmen, pavarësisht se unë vetë nuk e kam përjetuar”, tha ai.

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

Kosova5 hours ago

Numërohen 81% e kutive të votimit në Kosovë: Albin Kurti drejt mandatit të tretë si kryeministër

UK5 hours ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Albania6 hours ago

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

Bota6 hours ago

Presidenti i Ukrainës, Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, takohet me presidentin Trump

Albania6 hours ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

Kosova6 hours ago

KQZ numëron mbi 80% të votave, Vetëvendosje në epërsi të thellë

Albania7 hours ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

Albania7 hours ago

Vlora 4 ditë pa ujë, protestuesit shpërthejnë derën dhe futen në festën e Bashkisë

Kosova7 hours ago

KQZ: Ka nisur numërimi i votave, sonte rreth orës 23:00 presim t’i kemi rezultatet preliminare

Kosova7 hours ago

KQZ nis publikimin e rezultateve të para

Kosova8 hours ago

Dalin Exit Poll-et e para, Vetëvendosja rikonfirmohet forcë e parë, Hamza 23.9 përqind, Abdixhiku 16.1 përqind

Kosova8 hours ago

Mbyllen qendrat e votimit në Kosovë, pjesëmarrja me e lartë se në zgjedhjet e 9 shkurtit

Albania8 hours ago

Amnisti penale nga qeveria! Lamallari: 380 të burgosur lirohen, 900 të tjerë përfitojnë ulje dënimi (video)

Albania12 hours ago

Tryeza festive ‘në stratosferë’/ Qytetarët: Me këto çmime nuk blejmë dot asgjë, varfëri e madhe

Kosova12 hours ago

Kurti voton në Prishtinë: Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive

Albania1 day ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Albania6 hours ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

Albania6 hours ago

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

UK1 day ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Albania7 hours ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

UK5 hours ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Bota6 hours ago

Presidenti i Ukrainës, Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, takohet me presidentin Trump

Kosova8 hours ago

Dalin Exit Poll-et e para, Vetëvendosja rikonfirmohet forcë e parë, Hamza 23.9 përqind, Abdixhiku 16.1 përqind

Kosova5 hours ago

Numërohen 81% e kutive të votimit në Kosovë: Albin Kurti drejt mandatit të tretë si kryeministër

Kosova6 hours ago

KQZ numëron mbi 80% të votave, Vetëvendosje në epërsi të thellë

Albania8 hours ago

Amnisti penale nga qeveria! Lamallari: 380 të burgosur lirohen, 900 të tjerë përfitojnë ulje dënimi (video)

Kosova7 hours ago

KQZ: Ka nisur numërimi i votave, sonte rreth orës 23:00 presim t’i kemi rezultatet preliminare

Kosova7 hours ago

KQZ nis publikimin e rezultateve të para

Kosova8 hours ago

Mbyllen qendrat e votimit në Kosovë, pjesëmarrja me e lartë se në zgjedhjet e 9 shkurtit

Kosova12 hours ago

Voton Presidentja Osmani: Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë

Trending