Vodafone aktivizon rrjetin e parë tregtar 5G në Gjermani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjiganti britanik “Vodafone” u bë sot kompania e parë e telekomunikimit në Gjermani që aktivizon rrjetin 5G, duke e bërë atë funksional në 25 antena të vendosura në Duseldorf, Këln, Dortmund dhe qytete të tjera gjermane.

Rrjeti 5G i “Vodafone” i shpejtësisë së lartë për telefonat celularë është ende shumë i limituar. Në të gjithë vendin kompania ka rreth 25000 antena të ngritura. Deri në gusht, pritet të ketë 50 pika të transmetimit të rrjetit 5G.

Konsumatorët privatë do të fillojnë të përdorin 5G duke filluar nga nesër./ATSH/

Share This Article