Mërgim Vojvoda është njëri prej tre mbrojtësve më të mirë në Serie A pas gjashtë xhirove sezonin 2020/21
Aventura në Serie A ka nisur siç është më së miri për Mërgim Vojvodën.
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës ka zënë vend në 11-shen e Torinos dhe ndeshje pas ndeshje por tregon klasin e tij.
Ai është paraqitur në çdo ndeshje këtë edicion në Serie A dhe ka dhuruar dy asiste.
Mërgimi është zgjedhur si një ndër mbrojtësit e krahut më të mirë pas gjashtë xhirove në Itali, bashkë me Danilon e Juventusit dhe Giuseppe Pezzellan e Parmës.
