Vojvodinë: Putin, shko në shtëpi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nëpër disa qytete të Vojvodinës sot janë vendosur përplot pllakate me mbishkrimet në gjuhën angleze: “Putin, shko në shtëpi”.

Mbishkrimet janë nënshkruar nga organizata Mlada Vojvodina (Vojovdina e Re), njofton Telegraf.rs.

Pllakatet u vendosën në Novi Sad, Zrenjanin, Kikindë, Petrovc, Vërbas, Beçej, Beçejin e Ri, Kovaçicë.

Organizata Mlada Vojvodina në fund të nëntorit në Novi Sad kishte vendosur pllakatet “Sheshi i Republikës së Vojvodinës”.

Kjo kishte ndodhur një ditë pasi që presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq aty zbuloi shtatoren e mbretit Petar të Parë Karagjorgjeviq me rastin e 100 vjetorit të aneksimit të Vojvodinës nga Serbia.

Më parë, në disa vende të Vojvodinës kishin gdhirë pllakatet me mbishkrimin “Pas 100 vjetësh Hong Kongu ka thënë lamtumirë”.

Share This Article