Vokshi: Faktet tregojnë se qeveria i ka braktisur njerëzit në skamje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar si një gënjeshtar që mashtron qytetarët, kur flet për ndihmat që i janë dërguar familjeve shqiptare në këto javët të izolimit prej koronavirusit.

Albana Vokshi ka publikuar një dokument që mban firmën e kreut të Emergjencave Civile Haki Çako, mbi një sërë pakosh të shpërndara në adresë të qytetarëve. Sipas demokrates qeveria ka shpërndarë diçka më shumë se 4 mijë pako ushqimore, pavarësisht se kryeministri ka folur për ndihma për 600 mijë familje apo 200 mijë familje.

Postimi i Vokshit:

“Nuk ka asgjë për t’u besuar në ato që thotë Edi Rama. Faktet tregojnë se qeveria i ka braktisur njerëzit në skamje. Ata përdoren për të pozuar për Facebookun e Edi Ramës dhe njëherë dalin 600 mijë, një herë 200 mijë, varet nga nevoja e çastit për propagandë.

Share This Article