Vokshi kundër Bashës për Nokën: Memeceria, bindja e verbër dhe futja në rresht e çojnë PD-në në vdekje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputetja e Partisë Demokratike, Abana Vokshi, ka dalë hapur kundër vendimit të kreut të PD-së Basha për shkarkimin e Flamur Nokës nga nënkryetari i Komisionit të Sigurisë dhe paralajmërimin e tij për përjashtim nga grupi parlamentar i PD-së.

Vendimi i Bashës erdhi pas debateve që pati me Nokën në mbledhjen e grupit.

Deputetja Vokshi thekson se futja në rresht e çon PD-në drejt një vdekjeje të sigurt pa zhurmë.

“Liria dhe demokracia e brendshme janë oksigjeni që mund të mbajnë në jetë PD-në.Memeceria, bindja e verbër dhe futja në rrjesht janë asfiksim që e çon PD-në në një vdekje pa zhurmë por të sigurt”.

Share This Article