Vokshi: Mësuesit të braktisur në përballjen me pandeminë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi ka reaguar sot në lidhje me humbjen e jetës së 8 mësuesve nga COVID-19.

Sipas Vokshi, qeveria jep 36 milionë euro për teatër me kulla, asnjë qindarkë për mbrojtjen e mësuesve.

“Këto ditë tre mësues të tjerë humbën jetën nga COVID 19, por qeveria nuk po merr asnjë masë për mbrojtjen minimale të mësuesve dhe nxënësve në shkolla. Deri tani, 8 mësues janë ndarë nga jeta për shkak të COVID, por ata janë trajtuar vetëm si statistika nga qeveria”, u shpreh Vokshi.

Sipas saj, “36 milionë euro që kanë ndërmend të zhvasin për projektin e ri të teatrit me kulla, do të stërmjaftonin: për testime masive periodike për mësuesit, për maska e dezinfektantë për mësues e nxënës, për infrastrukturë shkollore me standarte me kushte të përshtatshme higjieno sanitare, me ujë të rrjedhshëm;për platforma për mësimin në distancë, për tableta e internet falas për cdo mësues e nxënës, për mbulimin e shpenzimeve për kurim për mësuesit, shpërblim dinjitoz për punën e tyre me aq përkushtim edhe në kushtet aq të vështira të pandemisë së COVID19″.

Po ashtu, Vokshi shton se “lutjet e përditshme të mësuesve të braktisur, të keqtrajtuar e të shfrytëzuar kanë rënë në vesh të shurdhër. Çdo orë, ata janë në rrezik për shëndetin e jetën e tyre”./ASTH/

Share This Article