Vokshi: Modeli qeverisës i Edi Ramës duhet të marrë fund

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas Shqiptare (LDGSH), Albana Vokshi, gjatë një takimi tw mbajtur me grate, tha se modeli qeverisës që Edi Rama promovoi që në ditën e parë të qeverisjes së tij duhet të marrë fund.

“Në Kavajë kë vuri? Elvis Rroshin. Ju e dini se kë ka kryetarë në disa bashki të vendit, trafikantë ose përdhunues. Sepse ju e dini se kë ka futur brenda në Parlament. Prandaj kemi rastin të reagojmë”, tha Vokshi nga Kukësi.

Duke e cilësuar si strategji të Edi Ramës për të lënë në prapambetje shqiptarët, duke u mbyllur shkollat, mbyllur bizneset, lënie pa ndihmë ekonomike, Vokshi theksoi se këto janë manovra të një njeriu që planifikon t’i blejë në fund shqiptarët në zgjedhjet e ardhshme. “Këtë Edi Rama e ka bërë sepse do që t’i lërë në varfëri të tejskajshme që kur të vijnë zgjedhjet ajo familja që nuk i jep dot fëmijëve për të ngrënë ta detyrojë që të shesë votën për pak lek. Do të çojë bandat kriminale. Me paratë e krimit dhe të drogës ai do të mundohet që t’i blejë qytetarët dhe të ruajë karriken e pushtetit”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply