Vokshi: Rama mashtroi, nuk u rritën pagat

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, thotë se  kryeministri Edi Rama, mashtroi për rritjen e pagave në 1 prill të rreth 60 mijë mësuesve, mjekëve, infermierëve dhe ushtarakëve. Vokshi thotë se për sa kohë gëlon krimi dhe korrupsioni, nuk do të ketë as rritje pagash e as pensionesh, por vetëm propagandë të kryeministrit. 

Deklarata e Albana Vokshit:

Sot jemi më 4 prill. Ne telefonin tim janë me qindra mesazhe të mësuesve, mjekëve dhe infermierëve që shprehin revoltën e tyre për mosmbajtjen e premtimit nga Edi Rama. 

Partia Demokratike e di shumë mirë se qeveria po fsheh gjendjen e vërtetë të financave të shtetit, se kontrabanda dhe korrupsioni në dogana e tatime gëlojnë dhe në arkë nuk ka para mjaftueshëm, sepse muaji mars është mbyllur me minus, por rreth 60 mijë mësues, mjekë, infermierë, punonjës të shëndetësisë, ushtarakë dhe familjet e tyre, nuk kanë pse të vuajnë pasojat e korrupsionit galopant të qeverisë së Edi Ramës.  

PD shpreh keqardhjen, veçanërisht, për përdorimin e rreth 35 mijë mësuesve si objekte elektorale. Mësuesit, në dorën e të cilëve janë fëmijët tanë, meritojnë të trajtohen me dinjitet dhe jo sipas llogarive për vota të Edi Ramës. Gjatë qeverisjes së tij, paga e tyre ka pësuar një rritje minimale në 6 vjet, ndërkohë, që gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike paga e mësuesve u mbidyfishua.  

Paga e mesuesve duhet të rritet pa vonesë dhe jo të pritet afrimi i zgjedhjeve. Zgjidhja është e thjeshtë: qeveria të nxjerrë menjëherë një vendim me fuqi prapavepruese, në mënyre që rritja modeste të perfitohet që prej datës 1 prill dhe asnjë ditë më vonë. 

Mësuesit, kanë vetëm një alternativë të besueshme. Ajo është Partia Demokratike. Ne e kemi të qartë vizionin tone dhe kemi vullnetin politik për ta zbatuar atë: Mbështetje financiare për arsimin, shpërblim dhe rritje e pagave për mësuesit, investim për infrastrukturë moderne, subvencionim për tarifat e studentëve, stazh të paguar për 10 mijë studentë çdo vit. 

Partia Demokratike ka të gjithë vullnetin për ta nxjerrë sistemin arsimor nga kriza dhe për të shkuar me vendosmëri drejt zhvillimit. 

Share This Article