Vokshi reagon ndaj arrestimit të Qamil Xhani: Gazetari filmonte dhunën e policisë ndaj fëmijëve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

lbana Vokshi, ish-deputetja e Partisë Demokratike, ka reaguar në lidhje me arrestimin e kryeredaktorit të gazetës “Koha Jonë” Qamil Xhani gjatë protestës së djeshme.

Vokshi përmes një mesazhi në ‘Facebook’ thekson se Rama në këtë situatë nxori fytyrën e diktatorit.

Sipas demokrates, ai arreston protestuesit për të mbajtur pushtetin me dhunë, ndërsa shton se arreston gazetarët për të fshehur dhunën barbare të policisë mbi fëmijët, e ushtruar gjatë protestave të fundit.

REAGIMI I VOKSHIT:

Edi #Rama hoqi maskën dhe nxori fytyrën e #diktatorit duke nxitur policinë të dhunojë egërsisht protestuesit dhe gazetarët. Arreston protestuesit që të mbajë pushtetin me dhunë, #arreston #gazetarët për të fshehur dhunën barbare të policisë mbi fëmijë e të rinj.
Sonte një tjetër gazetar u mor me forcë nga policia. Kryeredaktori i gazetës “ Koha Jonë”, #Qamil #Xhani, një gazetar i talentuar dhe shumë qytetar, u arrestua brutalisht nga policia poshtë redaksisë. Gazetari po filmonte dhunën barbare që Kryeministri kishte urdhëruar të ushtrohej mbi fëmijët dhe të rinjtë protestues.
Edi Rama sot e hoqi maksën e tregoi se ishte ai që nga New Yorku dirigjonte dhunën policore mbi protestuesit, dje dhe sot nga zyra e tij në Tiranë, ku shkon me eskortë nga frika se i ka ditët e numëruara.
Në 7 vjet, Edi Rama ndërtoi shtetin policor kundër qytetarëve dhe tani që i ka ardhur fundi, po arreston të rinj, gazetarë, opozitarë.
Boll më! #Lironi Kryeredaktorin e #Koha #Jonë Qamil Xhani! Lirinë nuk ia falim Edi Ramës!

Share This Article