Vokshi: Shqiptarët e njohin prodhuesin numër një të shpifjeve në këto 30 vite

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputetja e zgjedhur e PD-së, Albana Vokshi reagoi sot pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, lidhur me akuzat për strehimin e afganëve në Shqipëri.

“Prodhuesin numër një të shpifjeve në këto 30 vite shqiptarët e njohin mirë. Ia njohin bëmat, sidomos ato që nuk synonin vetëm dëmtimin e imazhit të Shqipërisë, por edhe pengimin e një prej arritjeve më të mëdha për shqiptarët, liberalizimin e vizave. Turpet e tua nuk i ka harruar njeri, prandaj kurseja qytetarëve shkulmet prej hipokriti”, tha Vokshi.

Më herët sot, kryeministri Rama deklaroi se “lidhja e strehimit paraprak të afganëve që janë si ne 30 vjet më parë, me gjoja nxjerrjen e studentëve nga konviktet është fabrikim i të njëjtës dorë që prej 30 vjetësh ka vulosur ngjarjet më të zeza e prodhuar shpifjet më të ulëta në këtë vend”.

Share This Article