ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet 13 hours ago
“The King” 15 hours ago
Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump 15 hours ago
BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit 15 hours ago
Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së 15 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Vokshi zbardh debatin me Bashën: Ai nuk përcakton fundin politik të askujt, aq më pak të Sali Berishës

albnews by albnews
8 November, 2021
in Albania
0
Vokshi: Qeveria kërcënon mjekët për të votuar të dielën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“U mbyll, mbledhja në vrap e sipër vetëm se unë po shprehja mendimin tim nga deklaratat që i konsideroj krejt të gabuara të lidershipit që po kërkon tani të ozurpojë edhe dy forumet, Forumin Rinor dhe atë të Gruas. Është vendim ozurpues dhe arbitrar. I paligjshëm dhe anti-statuor”, kështu e përshkroi Albana Vokshi gjithçka ndodhi në 5 minuta mbledhje në selinë blu, pasi kreu i PD Basha e ndërpreu nxitimthi duke mos u dhënë mundësi zonjës Vokshi dhe zotit Spaho të shprehin qëndrimet e tyr kundra.

E ftuar në Rtv Ora me gazetaren Beti Njuma deputetja demokrate thotë se Basha, edhe pse kryetar i PD, nuk mund të flasë  me një gjuhë të tillë ndaj liderit të kësaj partie në emër të gjithë demokratëve, duke e cilësuar si tub oksigjeni për Ramën e për ta vulosur me sloganin “koha e Sali Berishës ka mbaruar”.

RelatedPosts

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së

Ekzekutimi i Paulin Harushës në Kanada, Policia identifikon vrasësin e shkodranit: Njiheshin më parë!

Vokshi: Nëse ky është mendimi personal i Lulzim Bashës është ok por nuk mendoj se mund të flasë me këtë gjuhë në emrin tim. Lulzim Basha duhet të flasë pasi janë marrë vendimet në forume, duhen votuar dhe pastaj të dalë ti publikojë. Këtë deklarova në mbledhje por Basha tha se nuk janë në rend ditë dhe mbylli mbledhjen. Iku me vrap nga grupi parlamentar ndërsa unë distancohesha nga deklaratat e tij. E vendosin demokratët kur i përfundon koha kujt lideri të PD. Ai nuk e përcakton fundin e asnjë personi në politikë, aq më tepër të Sali Berishës. Ndërkohë Spaho kërkonte fjalën për ndryshimet kushtetuese që nuk janë diskutuar.

Situatën brenda selisë blu e cilëson të pazakontë.

Vokshi: Në legjislaturën e fundit, kam qenë anëtare e kryesisë për tre mandatet e fundit dhe kemi diskutuar gjerë e gjatë në mbledhjet e grupit dhe kryesisë për çështje të ndryshme. Jo të gjithë biem në një mendim por ka diskutim. Askush nuk është kundër vettingut në politikë, e kemi çuar deri në Venecia dhe e ka rrëzuar vettingun dhe SPAK si mekanizëm. Ta diskutojmë, a është ky momenti, a janë ndryshimet e duhura?

E pyetur nëse Bashës po i shket partia nga duart ajo përgjigjet.

Vokshi: As unë as Këlliçi nuk jemi kundër zgjedhjeve. As unë nuk po e kuptoj më vendimmarrjen e Bashës. Nuk kuptoj vendimin për largimin e Berishës nga grupi pa ndjekur procedurat, vendimmarrje e një personi. Basha nuk e ka pronë të tij PD, as FRPD dhe LDG. Nuk më është dhënë  e drejta të flas në seancë plenare.

"Tub oksigjeni për Ramën?" Vokshi zbardh debatin 5

Përplasja mes kryetarit dhe ish-kryetarit të PD ka vënë përballë njëri-tjetrit edhe deputetët.

Vokshi refuzon të komentojë deklaratën jo shumë miqësore të koleges Pampuri, por ka një këshillë për komisionin e mandatuar nga Basha për zgjedhjet në Lidhjen Demokratike të Gruas, e drejtuar prej Vokshit prej 2013.

Vokshi: Refuzoj të komentoj deklaratat e kolegëve të mia. Gjithmonë kam qenë për solidaritet femëror. Shpresoj shumë që zonjat që janë caktuar në mënyrë anti-statuore duke përjashtuar gjithë anëataret e LDG. U bëj thirrje këtyre zonjave që ta mendojnë mirë pjesën e qënies në një grup pune që është anti-statuor dhe zhbën punën e 10 mijë grave të tjera që kanë marrë pjesë në proces. Ka shumë deputetë që flasin nën zë. Ka ardhur koha të shpëtojmë partinë tonë.

Vokshi foli edhe për pritshmëritë për Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha.

Vokshi: Janë mbledhur shumë më tepër firma se 1/4 e anëtarëve të PD. Cilidoqoftë produkti do jetë një hap para për demokratizimin e PD dhe respektimin e mendimit ndryshe. Statuti e ka të qartë, 1/4 e anëtarësisë thërret Kuvendin. Askush se ndal dot vullnetin e lirë të demokratëve.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

19 September, 2025
“The King”

“The King”

19 September, 2025
Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump

Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump

19 September, 2025
BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

19 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result