“Volkswagen” paguan 79 milionë euro për shoferët australianë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Volkswagen” pranoi të derdhë 127 milionë dollarë australianë (79 milionë euro), për të zgjidhur procedurat gjyqësore kolektive të shoferëve australianë, në skandalin e trukimit të motorëve diesel, njoftuan avokatët e të dy palëve.

Gjiganti gjerman, i cili zotëron shumë marka, si “Audi” e “Skoda”, pranoi në vitin 2015 se kishte pajisur 11 milionë makina diesel me një softuer, që i bënte të dukeshin më pak ndotëse në testet laboratorike nga sa ishin në realitet.

Pronarët e rreth 100000 makinave australiane do të jenë në gjendje të kërkojnë dëmshpërblim nga “Volkswagen” në bazë të kësaj marrëveshjeje në parim, të cilën prodhuesi gjerman e ka pohuar, por pa pranuar përgjegjësi.

Transaksioni duhet ende të miratohet nga Gjykata Federale./ATSH/

Share This Article