Voltana Ademi letër ambasadorëve: Kërkojmë vëmendjen tuaj në monitorimin e zhvillimeve të fundit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi i ka dërguar nnë letër ambasadorëve në Republikën e Shqipërisë.

Letra e Ademit  lidhet me mbledhjen e Komitetit Drejtues për të organizuar Asamblenë e jashtëzakonshme të Shoqatës së Bashkive.

“Qëllimi i kërkesës për mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme është për mbrojtjen e interesave të Shoqatës gjatë përfaqësimit të saj në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019,” thuhet në letër.

Qartësisht shprehet qëllimi për të zgjedhur të ashtuquajtura “organe te reja drejtuese të shoqatës” para zhvillimit të seancës gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese, e cila zhvillohet më datë 23 qershor 2021, sipas letrës drejtuar ambasadorëve.

Në mbyllje të letrës, Ademi kërkon vëmendjen e ambasadorëve në lidhje me monitorimin e zhvillimeve të fundit, pasi çdo veprim me prapavijë politike dhe arbitrare cenon hapur parimet e shtetit ligjor dhe demokracisë vendore.

Dokumenta bashkëngjitur:

https://www.cdnimpuls.com/oranews.tv/media3/60bf10a7e2523.pdf
Share This Article