Von Cramon këshillon Thaçin: Mos luani me kushtetutën, derisa populli po vdes

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Raportuesja e Parlamentit Evropian, Viola Von Cramon, i ka dërguar një porosi presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në kohën kur vendi ka mbetur me qeveri në detyrë pas mocionit të mosbesimit ku u rrëzua qeveria Kurti.

Përmes një cicërime në Twiter, Von Cramon ka thënë se Presidenti Thaçi duhet të mendojë dy herë nëse është mençuri të shpërndahet qeveria aktuale.

“Në kohë krizash, nevojitet një qeveri funksionale. Mos luani me kushtetutën, derisa populli po vdes. Do të ishte këshilla ime. COVIDー19”, ka shkruar ajo, raporton KOHA.

Në ndërkohë, Von Cramon ka uruar qeverinë e Kosovës për heqjen e tarifave për mallrat nga Serbia dhe nga Bosnja.

“Sinjal shumë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin politik në rajon. Shpresoj se do të vlerësohet nga Këshilli i BE-së që t’i jap dritën e gjelbër Kosovës për liberalizim të vizave”, tha raportuesja e Parlamentit Evropian, Viola Von Cramon.

Share This Article