Von Cramon: Osmani ka të drejtë, mirë që ka politikanë të përgjegjshëm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
EPRS / DG EXPO Experts Workshop ' EU Civil Society instrument for Western Balkans, Turkey and the Eastern Partnership '

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon përmes një postimi në Twitter ka thënë se Vjosa Osmani ka të drejtë për ato që ka thënë mbrëmë në emisionin DESKU në KTV.

Von Cramon është pajtuar me Osmanin për këto pika: Rrëzimi i Qeverisë në kohë pandemie ka qenë i papërgjegjshëm dhe dëmtues, lidershipi i LDK-së e ka tradhëtuar votuesin e vet dhe ka ikur nga parimet e partisë, si dhe, çdo Qeveri e re pa mbajtjen e zgjedhjeve të reja do të ketë mungesë të legjitimitetit.

Ajo thotë se është mirë që ka politikanë të përkushtuar dhe të përgjegjshëm në parlamentin e Kosovës.

“Vjosa Osmani ka të drejtë. Pajtohem me të gjitha ato që ka thënë. Është mirë të lexoj se ka politikanë të përkushtuar dhe të përgjegjshëm në parlamentin e Kosovës që e dinë se çfarë po bëjnë”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.

Image
Share This Article