Von der Leyen dhe Johnson flasin për negociatat tregtare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen do të zhvillojë sot një videokonferencë me kryeministrin britanik, Boris Johnson për të bërë bilancin e negociatave tregtare dhe për të disktuar për etapat e ardhshme, njoftoi sot zëdhënësi i saj në Twitter.

Ky takim zhvillohet pas një jave të re të negociatave tregtare në Bruksel dhe fillimit nga BE të një procedure shkeljeje ndaj Londrës, për shkak të projektligjit që rishikon pjesërisht traktatin e Brexit, nënshkruar në janar.

Negociatorët shpresojnë të arrijnë në “korridorin” e negociatave, moment ku një marrëveshje duket shumë afër për t’u përfshirë në bisedime të vazhdueshme me dyer të mbyllura.

Von der Leyen do të zhvillojë gjithashtu një konferencë shtypi mbi këto negociata me drejtuesit europianë, të mbledhur në samit në Bruksel që prej ditës së djeshme.

Share This Article