Von der Leyen: Evropa do të ketë më në fund një mik në Shtëpinë e Bardhë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
epa08951483 European Commission President Ursula von der Leyen during a press conference following a debate to present the programme of activities of the Portuguese presidency of the EU at plenary session of the European Parliament, in Brussels, Belgium, 20 January 2021. EPA/OLIVIER HOSLET

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von Der Leyen përshëndeti presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Joe Biden në një mesazh në Twitter.

“Urime presidentit Joe Biden dhe Kamala Harris, zëvendëspresidentja e parë e SHBA-së!”, shkroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në një mesazh në Twitter.

“Faleminderit për fjalën frymëzuese të hapjes dhe për ofertën për të bashkëpunuar. Europa është gati për një fillim të ri”, thekson Von der Leyen.

Ky fillim i ri në SHBA-së është një periudhë që e kemi pritur prej shumë kohësh. Europa është gati për një nisje të re”, theksoi Von der Leyen, duke folur për betimin e Joe Biden si presidenti i SHBA. 

Pas katër vitesh të gjata, Europa do të ketë më në fund një mik në Shtëpinë e Bardhë”, nënvizoi Von der Leyen.

“Ne presim nga qeveria e re amerikane që t’i bashkohet përpjekjeve tona në luftën kundër COVID-19 dhe do t’i propozojmë SHBA-së të rifillojmë sërish punimet për të forcuar gatishmërinë dhe përgjigjen ndaj pandemisë gjatë samitit të G20-s në Romë”, shtoi Von der Leyen./

Share This Article