Von der Leyen: Evropa nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mesazhi i Komisionit Evropian është se Ballkani Perëndimor  është pjesë e të njëjtit Bashkim Evropian siç është BE-ja, deklaroi sot në një konferencë shtypi presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen.

”Ne ndajmë të njëjtën histori, të njëjtat vlera, gjithashtu të njëjtin fat dhe jam e bindur për këtë. BE-ja nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor”, theksoi ajo.

”Plani i investimeve ekonomike është zemra e angazhimit tonë në rajon. Është vendimtare për zhvillimin dhe integrimin e tregjeve të rajonit me ato evropiane”, shtoi von Der Leyen duke theksuar se e kupton frustrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor për kohën e zgjatur të procesit të zgjerimit.

Share This Article