Von der Leyen: Franca është trajtuar në mënyrë të papranueshme nga marrëveshja AUKUS

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

 Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e konsideroi “të papranueshme” mënyrën se si Franca u trajtua në kuadër të paktit të sigurisë i lidhur midis SHBA-së, Australisë dhe Britanisë së Madhe, AUKUS.

“Një nga shtetet tona anëtare është trajtuar në një mënyrë që nuk është e pranueshme (…). Ne duam të dimë se çfarë ndodhi dhe pse”, tha Von der Leyen për kanalin amerikan të lajmeve CNN.

Von der Leyen është kreu i parë i një institucioni evropian që reagon ndaj shpalljes së këtij pakti, që rezultoi me përfundimin e një kontrate të rëndësishme armësh midis Francës dhe Australisë.

Me vlerë 90 miliardë dollarë australianë (56 miliardë euro), ai parashikonte furnizimin e 12 nëndetëseve dhe shpesh përshkruhej si “kontrata e shekullit”.

Sipas kreut të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, BE nuk ishte as konsultuar dhe as informuar para shpalljes së partneritetit strategjik për rajonin Indo-Paqësor, i përfunduar midis Uashingtonit, Londrës dhe Kanberrës.

Ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së pritet të diskutojnë pasojat e këtij pakti gjatë një takimi në Nju Jork, në periferi të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Share This Article